Si është populli, të tillë janë udhëheqësit

Lexo gjithashtu:

Sulm vandal mbi hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi

Hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi kanë qenë shënjestër e sulmit të ri...

Hutbeja e parë e xhumasë pas 86 vitesh: Ajasofja, vendi i respektit ndaj besimeve dhe përvojës së bashkëjetesës

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, i cili lexoi hutben e xhumasë me rastin...

Fjala e bukur, falja e gabimit dhe gatishmëria për fillim të ri

Sa e rëndësishme është fjala e bukur dhe falja e gabimit ndaj dikujt, në veçanti ndaj personave...

Është e lehtë ta rregullosh gruan dhe fëmijët e dikujt tjetër

Shumica e njerëzve e kërkojnë armikun te tjetërkush, kurse në fakt, ai është armiku më i madh i...

Një harixhi e pyeti hazreti Aliun: “Pse Ebu Bekri dhe Umeri ishin aq të suksesshëm dhe fitimtarë, ndërsa ju nuk jeni i tillë?” Hazreti Aliu iu përgjigj: “Sepse Ebu Bekri dhe Umeri ishin udhëheqës të njerëzve si unë, e unë jam udhëheqës i njerëzve sikur ti.”

Një herë halifi emevit, Abdul Melik Ibën Mervan ndërsa e mbante hutben, tha: “O njerëz, jini objektiv dhe të drejtë! Nga ne kërkoni të jemi udhëheqës siç ishin Ebu Bekri dhe Umeri, ndërsa nuk jeni si ata që i udhëhiqnin Ebu Bekri dhe Umeri!”

E vërtetë që njerëzit janë në fenë e qeveritarëve të vet. Atëherë kur pasuria e perandorit persian, Kisra u soll para Umerit radijAllahu anhu, ai tha: “Njerëzit ia dorëzojnë këtë thesar të besueshmëve”. Hazreti Aliu i tha: “O prijës i besimdrejtëve, ti u përmbajte (që të marrësh diçka nga kjo pasuri), ndaj edhe të tjerët u përmbajtën, sikur ty të jepeshe pas stolive edhe ata do të vepronin ashtu.”

Vërtetë nganjëherë njerëzit i fajësojnë qeveritarët për shkak të prishjes dhe amoralitetit të tyre. Nëse qeveritarët janë ata që e importojnë alkoolin – natyrisht, kjo paraqet vetvetiu mëkat, por ne jemi ata që e konsumojmë; unë nuk kam dëgjuar asnjë qeveritar të urdhëroi të blihet alkooli. Nëse qeveritarët i mbyllin sytë para shtëpive publike dhe bordeleve, që gjithashtu paraqet mëkat, klient janë ata që i vizitojnë vendet e tilla; sepse asnjëherë nuk kam dëgjuar që ndonjë qeveritar të jep urdhër njerëzit pa kushtëzime t’i përkrahin shtëpitë publike.  

Nëse në xhami nuk mbushet safi i parë në namazin e sabahut, kjo nuk është ngase udhëheqësi na ka ndaluar shkuarjen në xhami. Nëse marrëdhëniet e ndërsjella dhe shitblerja nuk kryhet pa dhënë korrupsion, kjo domethënë se disa nga ne janë dhënës e të tjerët marrës të korrupsionit.

Domethënë, liria është themeli i virtyteve dhe moralit. Nuk ka pafajësi, pa mundësi të kryerjes amoralitet; nuk ka drejtësi pa mundësinë e kryerjes së zullumit dhe padrejtësisë, nuk ka emanet pa mundësinë e vjedhjes, nuk ka asketizëm pa mundësinë e jetës së dëfryer.

Asketizmi i detyrueshëm nuk është asketizëm, sikur që edhe detyrimi në nënshtrim nuk paraqet nënshtrim, sepse ne jemi të lirë ta zgjedhim atë që dëshirojmë. Nëse lloje të ndryshme të opiumeve nuk do t’i kishin klientët e tyre, nuk do të kishte njerëz që e kontrabandojnë dhe shesin; nëse nuk do të kishte njerëz që pinin alkool, ata nuk do të importoheshin, nëse prostitutat nuk do të kishin klientelë që i vizitojnë, ato do të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Me këtë dëshiroj të them, nëse haptazi dhe me sinqeritet e shikojmë veten tonë sy më sy në pasqyrë, do të shohim se ne jemi versioni miniaturë i qeveritarëve tanë të cilët i kritikojmë. Kërkojmë liri të të menduarit, ndërsa brenda secilit prej nesh rri një qeveritar (tiran) i cili e dëgjon vetëm veten e tij.

Problemi ynë është se jemi të edukuar t’i kërkojmë të drejtat tona, ndërsa nuk e kuptojmë se pas atyre të drejtave qëndrojnë obligimet tona.

Miq të dashur, ne u ngjasojmë qeveritarëve tanë, sepse çfarë është populli, të tillë janë udhëheqësit dhe qeveritarët!

Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

(...) Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan: Prof. Dr. Fikret Karçiç Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi...

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -