Studimi amerikan: Bie interesi për fenë, rritet për Islamin!

Lexo gjithashtu:

Sulm vandal mbi hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi

Hapësirat e Bashkësisë Islame në Pljevlja të Malit të Zi kanë qenë shënjestër e sulmit të ri...

Pamje kijameti në Brazil, errësirë në mes të ditës

Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i...

Tre mësime nga xhuzi 29

Në jetë do të takojmë besimtarë që duan ti ngjajnë Pejgamberit a.s. në shumë gjëra edhe në pamjen...

Mëkati më i madh

Ky është një rrëfim nga koha e Musait a.s. tregohet se një grua erdhi tek musai a.s...

Një studim i fundit amerikan zbuloi një rënie të konsiderueshme të interest të njerëzve ndaj fesë gjatë 12 viteve të fundit, me përjashtim të Islamit.

Studimi, i përgatitur nga profesori Ronald Inglehart dhe kolegu i tij Pippa Norris dhe botuar nga revista amerikane e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politikës së Jashtme, thotë se nga viti 2007 deri në vitin 2019, shumica dërrmuese, në 49 vendet e përfshira nga ky hulumtimi, janë bërë më pak fetarë.

Studimi zbuloi se: “Dobësimi i besimit të njerëzve në besimet fetare nuk është i kufizuar në vendet me të ardhura të larta, por është një fenomen që ka zënë vend në të gjitha pjesët e botës”, duke vënë në dukje se një numër në rritje i njerëzve nuk e konsiderojnë më fenë një burim të nevojshëm psikologjik për mbështetje dhe stabilitet, as burim njohjeje dhe arritje e kuptimit të jetës.

Studimi pohon më tej se: “Shoqëritë moderne po bëhen më pak fetare pjesërisht, por përkundër faktit se disa qarqe fetare konservatorë paralajmërojnë se largimi nga feja do të çojë në prishje të kohezionit shoqëror dhe moralit publik, provat nuk e mbështesin këtë pretendim.

Në sondazhin e fundit të bërë në Shtetet e Bashkuara në 2017, rëndësia e Zotit në jetën e një amerikani ra nga 8.2 në 4.6 në një shkallë 10-pikëshe, që është një rënie çuditërisht e madhe. Për shumë vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë argumenti kryesor që modernizimi dhe përparimi ekonomik nuk çojnë domosdoshmërisht në sekularizëm dhe bazuar në kërkimet dhe matjet e mësipërme, Shtetet e Bashkuara aktualisht janë vendi i njëmbëdhjetë në listën e vendeve më pak fetare për të cilat kemi të dhëna. Ne kemi zbuluar se faktorët politikë dhe skandalet në disa kisha luajnë një rol të madh në rënien e statusit fetar në Shtetet e Bashkuara”.

Studimi atëherë konfirmoi se Islami ishte përjashtimi i vetëm në drejtim të rënies së interesit për fenë, duke vërejtur se banorët e vendeve me shumicë myslimane mbetën fort fetar dhe të përkushtuar ndaj besimit. “Edhe kur zhvillimi ekonomik kontrollohet fort, vendet me një popullsi me shumicë myslimane kanë tendencë të jenë edhe më fetarë dhe kulturalisht më konservatorë dhe më të përkushtuar ndaj traditës islame sesa mesatarja”, thuhet në studim.

Më herët, një studim i vitit 2017 zbuloi se Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, dhe vlerësimet e besimit fetar për vitin 2050, të bëra nga Qendra e Kërkimeve Peë, e cila ofron informacione mbi çështjet sociale, opinionin publik dhe tendencat demografike, thonë se numri i muslimanëve në botë pritet të rritet shumë më shpejt sesa popullata e krishterë, për shkak të rinisë dhe një përqindjeje të lartë të lindshmërisë. 

(tesheshi.com)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

(...) Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.

Cilat vlera i tradhëtoi teroristi i Vjenës

Shkruan: Prof. Dr. Fikret Karçiç Më 2 nëntor, rreth orës 8 pasdite, një sulmues i armatosur rëndë hapi...

Medresistja Erjonë Bresa fituese e garës ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Kosovo”

Erjonë Bresa, nxënëse e klasës 11/6 e medresesë Alauddin, Paralelja e ndarë fizike në Prizren, është fituese e garës ndërkombëtare të matematikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -