Urtësi nga suhufet (broshurat)

Lexo gjithashtu:

12 karakteristikat e dijetarëve të Ahiretit sipas imam Gazaliut

1. Me diturinë e tyre nuk dëshirojnë interesat materiale të dynjasë. 2. Fjalët e tyre...

Vogëlushi sirian në kampin e përbaltur: Të kisha biçikletë, do ta ngisja brenda në çadër

Um Subuh, nënë e dy fëmijëve nga Idlibi e cila vitin e kaluar e humbi bashkëshortin e...

Ngrita kokën lart kah qielli dhe qesha, i kënaqur me caktimin e Tij, çfarëdo qoftë ai !

Transmetohet se një mbret ishte sëmurë rëndë. Në pallatin e tij ishin tubuar të gjithë mjekët nga mbretëria për...

Nëntë këshilla të arta nga sureja El-Huxhurat

Kurani është shpallur si El-Huda, udhëzim për njerëzit nëpërmjet të cilit ata do të mësojnë dhe do...

Pjesë e transmetimit të theksuar në komentin e hadithit të 12-të
në koleksionin “Komenti i 40 haditheve të Neveviut”

Pejgamberi (savs), në një rast i thotë Ebu Dherrit (r.a.), kur ai e kishte pyetur për suhufet e Ibrahimit (a.s.): “Ato kanë qenë urtësi, e në mesin e tyre ishte edhe kjo: ‘O ti sunduesmendjemadh, unë nuk të kam dërguar për të mbledhur dhe grumbulluar pasuri, por unë të kam dërguar të më kursesh nga lutja e të dëmtuarit, sepse unë me të vërtetë atë nuk e refuzoj, madje edhe nëse ajo vjen nga jobesimtari.’ ”

Gjithashtu, ka qenë edhe kjo urtësi: “Çdo i mençur, çdo kush që ka mendje, dhe i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka që është në kundërshtim me mendjen, i ka katër orë:

(1) një orë në të cilën i drejtohet Zotit tij,

(2) një orë në të cilën do të mendojë për atë që Zoti ka krijuar,

(3) një orë në të cilën ai do ta rishqyrtojë vetveten dhe

(4) një orë në të cilën ai do të vetmohet vetëm me Zotin e Lartësuar dhe Fisnik. Kjo ora e fundit do t’i shërbejë dhe do t’i ndihmojë edhe në rastet e tri orëve të tjera.”

Në suhufe ka qenë edhe kjo urtësi: “Çdo i mençur, i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka që është në kundërshtim me mendjen, duhet të angazhohet për tri gjëra:

(1) së pari që ta përgatisë furnizimin për Ditën e kthimit,

(2) që të kërkojë furnizimin për jetën, dhe

(3) që të kënaqet në atë që nuk është haram.”

Edhekjo urtësi ka qenë në suhufe: “Çdo i mençur, i cili nuk është i detyruar të bëjë diçka që është në kundërshtim me mendjen, duhet të jetë i kujdesshëm në kohën në të cilën jeton, që t’i kthehet gjendjes së tij, që taruajë gjuhën e tij. Kushdo që e konsideron edhe fjalën si vepër të tij, ai nuk do të flet asgjë përveç asaj që i përket atij.”

Thotë Ebu Dherri (r.a.), unë i thashë atij: “Të dua më shumë se babanë dhe nënën time, më thuaj, çka ndodhi me suhufet e Musait (a.s.)?”

Pejgamberi (savs) i thotë: “Ato ishin vetëm mësimedhe mençuri.Aty gjendeshin edhe këto urtësi:

– Është e çuditshme me atë që beson në zjarrin e xhehenemit, se si mund të qesh!

– Është e çuditshme me atë që është i sigurtë për vdekjen, se si mund të gëzohet!

– Është e çuditshme me atë që e sheh se si dynjaja luan me mbështetësit e saj, kurse ai ende mbështetet në të!

– Është e çuditshme me atë që është plotësisht i bindur në caktimin (e Allahut), dhe pastaj zemërohet dhe hidhërohet!Dhe

– Është e çuditshme me atë që është absolutisht i sigurt se nesër do të japë llogari, dhe asgjë nuk ka përgatitur.

Unë i thashë atij: “Të dua më shumë se babanë dhe nënën time, a ka mbetur ndonjë gjë që ka qenë në broshurat e tyre?”

Ai mu përgjigj: – Po, o Eba Dherr: “Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga tëkëqijat); dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote; por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta; librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.”(Surja el-A’la, 14-19)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ai ishte i Derguari i Zotit

Alija Izetbegovic Si sot, para më shumë se 14 shekujsh ka lindur Profeti i Islamit, Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.Jemi...

Brishtësia intelektuale midis lirisë së mendimit dhe mënyrës së të shprehurit

Nehat Ismaili Liria e të menduarit dhe shprehurit është vlerë e padiskutueshme që shenjtërohet nga të gjithë por në disa momente keqinterpretohet...

Pse lindja e Muhammedit a.s. është festë e madhe?

Sejjid Muhammed el-Malikij Është e vërtetë se në Islam i kemi vetëm dy festa, Fitër Bajramin...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -