Afirmoje të vërtetën dhe ndihmoju atyre që ju është bërë padrejtësi

662

Dr. Šefik Kurdić

Le ta shfrytëzojmë rastin që të vërtetën ta afirmojmë, kurse gënjeshtrën dhe të pavërtetën ta zhvlerësojmë.

Njerëzit e mençur kanë thënë: Përmbahuni të vërtetës dhe sinqeritetit! Kurdoherë që mendoni se ajo mund t’ju lëndojë, ajo do t’ju sjellë dobi!Kujdes nga gënjeshtrat dhe josinqeriteti! Kurdoherë që mendoni se ajo mund t’ju sjellë dobi, ajo do t’ju lëndojë!

Vetëm bëjeni atë që mundeni!

Sa e trishtuar dhe e shëmtuar është gjendja e njerëzimit sot: e vërteta është bërë e pavërtetë – e pavërteta e vërtetë; përfituesit pa u ndëshkuar përfitojnë – kurse njerëzit e ndershëm vuajnë dhe diskreditohen.

A ka dikush që dëshiron t’ia rikthejë krenarinë dhe dinjitetin njeriut dhe komunitetit?!

Patjetër që ka! A je ti njëri prej tyre?!

Nëse je, dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim, atëherë zgjohu dhe ofro diçka: afirmoje të vërtetën dhe zhvlerësoje të pavërtetën; përçmoji përfituesit dhe mashtruesit, kurse ndihmoji ata të cilëve ju është bërë padrejtësi, dhe të cilët janë diskredituar vetëm sepse e duan të vërtetën dhe duan ta promovojnë harmoninë në këtë botë.

Vetëm këtë bëje – domethënë, bëjeatë që mund ta bëshnë këtë moment – dhe së shpejti do të shohësh ndryshime.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)