Allahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli derisa ai të ndryshoj veten…

1204

Ndryshimi vjen nga brendësia dhe thellësia e shpirtit… kush është i kënaqur në shpirt, atij i takon edhe kënaqësia, kush është i pakënaqur dhe i xhindosur, ajo edhe i takon. Kush shpreson ka e mira atë dhe do ta gjejë, ndërsa kush pret të keqen, ajo do ta gjejë…

Lumturia buron nga shpirti i njeriut, sepse lumturia është përmbledhje e ndjenjave dhe emocioneve që shpirti i përjeton atëherë kur shikon anën e ndritshme të jetës së njeriut.  Njeriu do të jetë i palumtur atëherë kur do ta shikoj vetëm  anën e erët të jetës. Do ta dojë atë që ka cilësi të mira, ndërsa do ta urrejë atë që tregon cilësitë e këqija të tij, atë i cili mashtron dhe nuk ka besim.

Lumturia buron nga shpirti atëherë kur njeriu e mbush me optimizëm, shpresë dhe mendime të mira, me shpresë fisnike dhe me pritjen e daljes dhe caktimit të kënaqur. Ndërsa i pikëlluar është ai që shpirtin e tij e mbush me mërzi, pashpresë, e mbush mendjen vetëm me të këqija dhe pret vetëm ditë  të zeza.

Kush e ndryshon të keqen që është në shpritin e tij, pendohet dhe i kthehet Allahut, atij  do t’i hapen dyert.

Ndërsa ata që ia kanë kthyer shpinën udhëzimit të Allahut, ata do të jenë të humbur.

Kush përpiqet që në vetdijen e tij të jetë i shëndoshë dhe e ruan trupin e tij nga sëmundjet, Allahu do ta mëshiroj dhe do t’i ofroj ndihmën dhe mbrojtjen e Tij. Kush sillet në mënyrë pesimiste dhe  pret atë më të keqen,  ai do të jetë i mbuluar me probleme dhe vështirësi. I Dërguari i Allahut s.a.v.s vizitoi një beduin të cilit i ishte ritur temperatura, e i tha: “Nuk ka problem, nëse don Allahu, do t’i pastroj mëkatet me këtë.” Mirëpo ky beduin nuk e pranoi këtë parashikim optimist, por tha: “Jo, përkundrazi, këto janë ethe që janë ndezur kundër një plaku që e çon në varr.” I Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “Mirë, atëherë, ashtu qoftë.” Derisa njeriu ia dëshiron këtë vetes, ashtu edhe do të jetë.

Dy poet, një pesimist dhe tjetri optimist u arrestuan dhe u futën në burg. Optimisti shikonte nga dritarja dhe shihet qiellin plot yje, dhe buzëqeshte. Derisa pesimisti shikonte baltën dhe qante.

Në kohën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s beduinët ndanin pasurinë në rrugën e Allahut. Disa e ndanin sepse dëshironin që me këtë t’i afrohen Allahut, ndërsa disa ndanin vetëm nga krenaria dhe vetpëlqimi. Të parët për ndarjen e pasurisë fituan shpërblimin, ndërsa të dytët dënimin, ndërsa veprimi edhe i të parëve edhe i të dytëve ishte i njëjtë. Mirëpo, rezultati përfundimtarë është i ndryshëm për shkak të asaj që mbanin në vetë, në shpirtat e tyre.

Në të vërtetë, njëra nga mesazhet më të forta është:  Jeta jote është vepër e mendimeve tua, nuk është asgjë tjetër vetëm se dashuri apo urejtje që t’i e prodhon.”

Në të vërtetë, në kënaqësi   të meta  askush nuk shesh,  ashtu siç sheh të meta në zemërim dhe pakënaqësi. Allahu i Madhërishëm e dinte besimin që mbushte zemrat e sahabëve të Muhamedit a.s andaj, në zemrat e tyre lëshoi rehatinë dhe qetësinë. Ndërsa e dinte edhe se çfarë fshehet në zemrat e munafikëve, andaj i mbushi me shqetësime. Zemrat e sahabëve ishin  fenerë që trasnmetonin shkëlqimin e dritës së qiellit, ndërsa zemrat e të tjerëve ishin bërë deponi që hudheshin kufomat e kalbura. Njeriu i cili është në humbje nuk mund të kthehet në rrugën e drejtë derisa ai vet nuk e bën hapin e parë, derisa nuk drejtohet  drejtë dritës: “Kush më vjen duke ecur, Unë atij i shkoj duke vrapuar.”

Njeriu i cili është i udhëzuar nuk do të kthehet drejt humbjes për asgjë tjetër përveç se për shkak të qëllimit që të kthehet nga rruga e drejtë. “Sikur Allahu të dinte ndonjë të mirë tek ata, Ai do t’ua jepte dëgjimin…”

Njeriu që jetonë në begati, do t’i zgjasin ato begati derisa ai nuk i mohon ato dhe i ndërron me mosfalënderim.

Veprat e pabesimtarëve janë sikur rëra që e merr fortuna: nuk do të mund të presin asnjë shpërblim tek Zoti. Fatkeqësia do të zgjas derisa njeriu të pendohet dhe të kthehet tek Allahu:

Ky është ligji i Allahut, ndërsa ligji i Allahut nuk ndryshohet. Njeriu udhëheq me veten e tij dhe nëse udhëheq me drejtësi, mbretëria dhe autoriteti i tij do të mbijetojnë: “Ne ia forcuam mbretërinë…”

Kur udhëheqësi ndryshon, fillon të bëj padrejtësi ndaj atyre që i ka nën udhëheqje, atëherë mbretëria e tij do të rrëzohet dhe shkatërrohet.

Asgjë nuk do të ndryshohet derisa ti nuk e ndryshon atë që është në veten tënde.

Autor: Aid el-Karni

Përshtati: Arsim Dauti