Ata të cilët do të hidhen përmbys në xhehenem, për shkak se janë lavdëruar me veprat e tyre të mira

Lexo gjithashtu:

Një mësim interesant nga tregimi i Musait a.s. me Hidrin

Çfarë bëni ju kur gaboni rrugën e drejtë? Tregimi për Musain a.s. dhe takimin...

Ekologjia nga këndvështrimi islam (Pjesa e parë)

Rejhan Neziri Hyrje Planeti ynë ekziston me miliarda vite dhe ndryshimi...

Worldometer: Më shumë se 301,000 pacientë të shëruar në të gjithë botën, 95 përqind ia hedhin paq

Numri i infektimeve me koronavirus (COVID-19) në botë është 1.414.710, ndërsa deri më tani janë shëruar 301.304...

Pejgamberi Muhammed mbi fiksimin e çmimeve – „Çmimet janë në duart e Zotit“

 Resul Mehmedović  Muhamedi (a.s.), u rrit në një shoqëri ku shumë marrëveshje ekonomike ishin të padiskutueshme që...

Pasi që e kreu punën të cilën e kishte porositur babai, djaloshi u kthye në shtëpi dhe i tha babait të tij: “O baba, unë ia dhashë drejtorit të organizatës humanitare paratë që i ke dërguar, dhe kur ai më pyeti për emrin e bamirësit, unë ia përmenda emrin tënd!”

Babai i tij u përgjigj: “O biri im, a nuk të paralajmërova ty që mos ta bësh këtë?! A nuk të thashë, dorëzoji paratë dhe shkruaje në zarf vetëm ‘bamirës’, pastaj kthehu në shtëpi pa asnjë shpjegim se kush i dërgoi paratë!?”

Djali tha: “O baba, unë doja që emri yt të jetë në listën e bamirësve, në mënyrë që njerëzit të të ndjekin për mirë”.

Babai vazhdoi: “O biri im, unë nuk dua të bëj vepra të mira që të më shohin ose të dëgjojnë njerëzit, sepse atëherë ajo është rija‘- (të bësh vepra për hir të njerëzve dhe lavdërimeve të tyre), dhe jo për hir të Allahut, dhe dihet se rija’-ja i shkatërron veprat e mira dhe e shkatërron shpërblimin në ahiret.”

Djali ishte këmbëngulës: “O baba i dashur, kush thotë se ti ke ndarë nga pasuria që të ka dhënë Allahu, në mënyrë që të të shohin njerëzit. Unë vetëm kisha në mendje që të dihet për bamirësinë tënde, në mënyrë që të bëhesh shembull për njerëzit e tjerë në bamirësi dhe që njerëzit të të përmendnin për të mirë.”

Atëherë babai u zemërua dhe tha: ‘Jam lodhur nga komentet e tua, kjo që ke bërë është rija’ e pastër, ti më tradhtove dhe unë e lus Allahun që të na falë, sepse nuk e dëshirova atë që ti e bëre. Allahu i Lartësuar i pranon veprat e mira vetëm nëse bëhen sinqerisht në emrin e Tij. A nuk e kedëgjuar tregimin për dijetarin, dëshmorin dhe pasanikun, të cilët u hodhën përmbys në xhehenem, për shkak se u mburrën me veprat e tyre të mira?!”

Djali u përgjigj me turp: “Jo, nuk kam dëgjuar o baba, do të doja të ma tregosh atë tregim, që të mund të marr mësim.”

Babai i tij i tha:“Nga Ebu Hurejre (r.a.) përcillet se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë, se Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka thënë:Njeriu i parë që do të hidhet në Zjarr do të jetë shehidi, ai i cili është vrarë në betejë!’

Njëri nga sahabët, i habitur e pyeti: ‘Si do të hidhet shehidi në zjarr?! A nuk na ke thënë se çfarë shpërblimi do të ketë shehidi në Ditën e Gjykimit?!”

Muhamedi (savs), u përgjigj:‘Shehidi për të cilin po ju flas, për fat të keq, do të hidhet në Zjarr. Melekët do ta sjellin atë para Allahut të Lartësuar, i Cili do t’ia paraqesë begatitë që ia ka dhënë, jetën, shëndetin, arsyen, nafakën, dhe ai do t’i konfirmojë këto begati. Pastaj Allahu do ta pyesë: ‘Dhe çfarë ke bërë me këto begati?’ Ai do të përgjigjet: O Zoti im, unë kam luftuar në rrugën Tënde dhe kam marrë pjesë në shumë beteja duke dashur që fjala e së vërtetës të fitojë dhe në fund unë u vrava duke luftuar dhe mbrojtur fenë Tënde. Allahu do t’i thotë:Po gënjen! Ti luftove vetëm që njerëzit të thoshin sa trim që je, dhe ata thanë. Ti tek Unë nuk ke shpërblim tjetër përveç Zjarrit, sepse Unë i pranoj vetëm veprat që bëhen sinqerisht në emrin Tim. Çojeni në xhehenem! Pas kësaj, melekët do ta hedhin përmbys në zjarr.”

Pastaj Pejgamberi (savs), vazhdoi: “I ngjashëm me të është edhe njeriu që e mësoi dhe studioi Kuran dhe ua mësoi edhe njerëzve të tjerë. Ai u bë i famshëm dhe i njohur në mesin e njerëzve dhe ata admiroheshin me zërin e tij të bukur, dhe nuk e kursenin pasurinë e tyre për ta shpërblyeratë. Përshkak të kësaj, ai u bë kryelart dhe nuk i interesonte fitimi i shpërblimit për ahiret me leximin dhe mësimin e tij, por dëshironte të fitonte sa më shumë pasuri të kësaj bote dhe kështu të fitonte famë dhe popullaritet. Melekët do ta sjellin atë para Allahut dhe Ai do ta njoftojë atë me begatitë që ia ka dhuruar dhe do ta pyesë se çfarë ka bërë me to. Dijetari do të përgjigjet: O Zoti im, unë kam studiuar shkencë, kam lexuar Kuran dhe i kam mësuar njerëzit e tjerë duke dëshiruar vetëm kënaqësinë Tënde. Atëherë Allahu do t’i thotë:Po gënjen! Ti vetëm ke mësuar që njerëzit të thonë se ti je dijetar, ke lexuar Kuran që të thonë se sa lexues i mirë që je, dhe njerëzit e kanë thënë atë që ke dashur. Ti e kemarrë shpërblimin tënd, tek Unë nuk ke asgjë përveç Zjarrit. Pas kësaj, melekët do ta marrin dhe do ta hedhin përmbys në zjarrin e xhehenemit.

I ngjashëm me këta të dy, është edhe një njeri i cili kishte pasuri të madhe, dhe atë ua ndau të varfërve dhe u bë i njohur për bujarinë e tij. Ai ishte i impresionuar nga ky atribut, dhe filloi të ndajë edhe më shumë, dhe shfrytëzoi çdo mundësi për t’ua përmendur dhe numëruar njerëzve se sa pasuri ka dhënë.Edhe atë melekët do ta sjellin para Allahut të Plotfuqishëm, dhe do t’i paraqiten begatitë që Allahu ia ka dhuruar. Pas kësaj, Allahu do ta pyesë atë se çka ka bërë me këto begati, dhe ai do të përgjigjet: O Zoti im, unë nuk kam lëshuar asnjë mundësi që më është dhënë për tu shpërndarë pasuri personave në nevojë, dhe krejt këtë a kam bërë vetëm për kënaqësinë Tënde. Allahu do t’i thotë: Po gënjen! Ti e ke ndarë pasurinë vetëm për t’i bërë njerëzit që të thonë se ti je fisnik dhe bujar, dhe ata kanë thënë. Ti tek Unë nuk ke shpërblim tjetër përveç Zjarrit. Merreni dhe hidheninë xhehenem!”

Pasi që ia tregoi këtë hadith, babai e shikoi djalin e tij dhe e pyeti:“A e mësove tani se çfarë duhet të jetë një vepër që ta pranojë Allahu?” Vështrimi i menduar djalit dhe heshtja e tij ishin përgjigja më e mirë për pyetjen e bërë.

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -