Dy subjektet fetare shqiptare në Zvicër, bashkohen në një të vetëm

736

Xhamia shqiptare e Regensdorfit në Zvicër, ishte nikoqire e një ngjarje historike sa i përket funksionimit të jetës fetare në shtetin Helvetik.

Në prezencë të një numri të madh kuvendarësh, përfaqësuesish dhe imamë të xhamive shqiptare nga e gjith Zvicra, zyrtarisht u realizua bashkimi i dy subjekteve fetare islame në një të vetëm.

Kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Mehas ef. Alia dhe Fehim ef. Abazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare Islame në Zvicër, nënshkruan aktin e bashkimit të dy subjekteve fetare.

/i.a./