Erdogan i drejtohet Makronit: ‘Ju nuk mund të na ligjëroni për njerëzimin’

525

Në një referim të drejtpërdrej të kryetarit Emanuel Makron, Erdogan tha: “Ju nuk keni njohuri të historisë. Ju nuk e njihni historinë e Francës.”

“Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin,” shtoi ai, duke ia kujtuar masakrat që bëri Franca në Algjeri ku vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku vranë mbi 800,000 njerëz.

Gjithashtu shtoi: “Mos u përzieni me Turqinë dhe popullin turk.”

Të enjten, përpara tubimit të disa vendeve anëtare të Evropës jugore, Makron tha: “Duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria e Erdoganit.”

Turqia të enjten dënoi ashpër pohimet e Makronit për fjalët e tij “arrogante”.

Ministria e Jashtme turke tha se Makron i rrezikon interesat e BE me “qëndrimin e tij individual dhe nacionalist”.

Makronit dhe bashkëmendimtarëve të tij i vjen përgjigje nga partitë qeverisëse dhe ato opozitare të Turqisë, se për çështjet kombëtare ato janë të bashkuar dhe të mos përdor retorikë përçarëse.

[Isl@mpress.ch]