Grindje, fyerje, taksa e coronavirusi – momentet kyçe nga debati i parë Trump-Biden

375

Dy kandidatët për president të SHBA-ve, Donald Trump që aktualisht ushtron këtë pozitë dhe Joseph Biden, ish-zëvendëspresident, kanë marrë pjesë në debatin e parë nga tri sa planifikohen të mbahen para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Debati është zhvilluar me shumë ndërprerje të fjalimeve, grindje dhe fyerje, por edhe pse ishte i gjatë dhe plotë kundërshti, theksojmë gjashtë prej momenteve “kyçe”, transmeton Telegrafi.

Trump tenton ta fusë në grindje Bidenin

Shumë persona kanë komentuar se si strategjia e Trumpit ishte ajo, ka dashur të futë në grindje Bidenin por edhe moderatorin Chris Wallace për të fituar pikë. Siç raporton Washington Post, kjo tregon se Trumpi ka nevojë më shumë për një rikthim apo ndryshim të situatës.

Megjithatë Biden i është përmbajtur mesazheve të tij, nuk është përfshirë shumë në grindje dhe i është përgjigjur shkurt dhe qartë Trumpit.

Por, në një moment humbi qetësinë duke i thënë Trumpit “ta mbyllë gojën” derisa në një moment tjetër e ka quajtur palaço.

Përgjigjet e Trumpit për coronavirusin

Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është përgjigja e Trumpit për coronavirusin, që madje edhe përkrahësit e tij thonë se nuk ishte e mirë.

Trumpi nuk ka ndërruar qëndrim edhe gjatë debatit, por edhe nuk ka gjetur përgjigje të reja. Ai ka folur për skepticizmin lidhur me bartjen e maskave, ku më pas tha se nuk ka asgjë kundër tyre dhe theksoi se e bartë kur ai mendon se është e nevojshme.