Kulmi i bamirësisë është ruajtja e miqësisë me miqtë e prindërve tonë

Lexo gjithashtu:

Si të sillemi nësë duhet të falemi në shtëpi dhe kur në xhami nuk falet namazi me xhemat?

Kur mund të lëshohet namazi me xhemat në xhami? Mungesa në faljen e namazit me...

Tani me këtë kapital, do të kënaqem për vite …

Jezid ibn Mejsere (r.h.), ka thënë: "Në njërin nga popujt e kaluar kishte qenë...

“Mbrojtja e shëndetit mendor është e rëndësishme gjatë karantinës”

DAVUT DEMIRCAN Ndërsa njerëzit janë duke qëndruar në shtëpi në gjithë botën dhe qeveritë...

Erdoğan: Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës ndaj grave

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, "Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës, abuzimit, ngacmimit...

Abdullah ibn Omeri (r.a.), në një rast po udhëtonte me suiten e tij nga Medina në Mekë. Përveç devesë që po kalëronte, me vete e kishte marrë edhe një gomar. Në kokë kishte vendosur një çallmë, e cila e mbronte nga dielli, kurse në trup kishte veshur një mantel të bukur.

Gjatë udhëtimit, ata e takuan një beduin, të cilin Ibn Omeri e pyeti: “A nuk je ti djali i filan burrit?”

Beduini u përgjigj: “Po, unë jam djali i tij.”

Abdullah ibn Omeri (r.a.), i tha: “Merre këtë gomarin tim dhe hipi, këtë çallmën time vendose në kokëdhe vishe këtë mantelin tim.”

Kur beduini u larguame dhuratat që mori, shokët e Abdullah Ibn Omerit i thanë: “Allahu të mëshiroftë! Ky njeri është një beduin që jeton në shkretëtirë dhe ai do të ishte i lumtur nëse do t’ijepje pak para dhe ushqim, kurse gomarin, mantelin dhe çallmën t’i mbaje për vete!”

Atëherë, Abdullah ibn Omeri (r.a.), u tha atyre: “Babai i këtij beduini ishte mik i babait tim Omer bin Hattabit (r.a.), dhe unë e kam dëgjuar Pejgamberin (savs) kur ka thënë: “Kulmi i bamirësisë është ruajtja e miqësisë me miqtë e babait.”

Devotshmëri e mrekullueshme dhe moral i shkëlqyeshëm!

Pra, nuk është bamirësi vetëm mirësia ndaj prindërve tonë derisa janë gjallë, por edhe ruajtja-mbajtja e lidhjeve miqësore me miqtë e tyre pas vdekjes së tyre.

Prandaj, le të mendojmë mirë për bamirësinë e Abdullah ibn Omerit (r.a.), ndaj babait të tij, hz. Omerit. Djaloshi të cilin ai e takoi në shkretëtirë nuk ishte miku i babait të tij Omerit, por ishte biri i mikut të babait të tij, por edhe përkundër kësaj, ai i bëri një bamirësi të tillë. Le ta imagjinojmë se çfarë lloj bamirësie do t’i bënte dhe si do ta trajtonte vetë mikun e babait të tij?!

Ebu Usejd el-Ensari transmeton se një njeri erdhi te Pejgamberi (savs) dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ka ndonjë bamirësi që mund ta bëj për prindërit e mi edhe pas vdekjes së tyre?”

Pejgamberi (savs), i tha: “Po, leximi i lutjes dhe kërkimi i faljes për ta, plotësimi i premtimeve të tyre të cilat ata nuk arritën t’i përmbushin, respektimi i miqve të tyre dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore, sepse ata janë shkak i ekzistimit të asaj lidhjeje.”(Ebu Davudi)

Prandaj, mos e privoni veten tuaj nga ky lloj i bamirësisë, por bëhuni nga ata që do të mbajnë lidhje miqësore me miqtë e baballarëve dhe nënave të tyre, të cilët do t’i vizitojnë herë pas here, veçanërisht nëse janë të sëmurë, dhe do tu dalin në ndihmë atyre kur të kenë nevojë për ndihmë, sepse ky është kulmi i bamirësisë.

Edhem Sherkavi;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -