Përkujtimi i Allahut të Madhërishëm – cilësi e besimtarëve të vërtetë

933

Përkujtimi i përhershëm i Allahut; të përmendësh përherë Atë, të falënderosh, ta madhërosh, të lutës dhe ta falënderosh Atë gjithmonë – është cilësi e besimtarëve të vërtetë. Kjo është nevojë e shpirtit të besimtarit. Pa dhikrin ndaj Allahut të Madhërishëm, zemra jonë është e vdekur.

Ajo në aspektin fizik është e gjallë, mirëpo në aspektin shpirtërorë e vdekur. Me përkujtimin e përhershëm të Allahut freskojmë dhe përforcojmë imanin tonë, ripërtrijmë bindjen tonë të brendshme mbushim rezrevoarin tonë me benzinën shpirtërorë e cila çon në lëvizje trupin tonë për  të bërë ibadete të ndryshme të cilat Allahu i Madhërishëm na ka i obliguar për të mirën tonë. Me përkujtimin dhe përmendjen e Allahut të Madhërishëm pastrojmë zemrën tonë nga flli1ësia e mëkateve.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s na mëson se “kur  robi bën një mëkat, në zemrën e tij i bëhet një pikë e zezë. Nëse e le atë mëkat dhe duke kërkuar falje  i drejtohet pendimit, zemra i ndriçohet. Nëse nuk bën kështu dhe u kthehet përsëri mëkateve, pikat e zeza shtohen dhe së fundi e mbulojnë zemrën ( e cila sëmuret, bëhet e pandjeshme dhe e ashpër, bëhet një zemër të cilën e kaplon sëmundja e agresionit dhe depresionit).  “…Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë, por u janë verbuar zemrat e veta në kraharorë. (Haxh, 46)

Ndërsa kur zemra sëmuret në aspektin shpirtërorë, atëherë as trupi nuk mund të lëviz apo të nënshtrohet; nuk mund t’i bëj në rregull namazet sepse bëhet dembel dhe përtac, as nuk mund të agjërojë gjatë ditëve të gjata të verës, sepse trupi është një qenie e dobët, ndërsa e frikshme  e cila as që ka forcë të ndaj për të varfrit nga pasuria e tij dhe t’u ndihmoj të tjerëve, sepse ajo zemër është koprrace dhe vetjake, gjithashtu ajo zemër nuk mund t’i përgjigjet thirrjes për  Qabe sepse nuk është e gatshme që Zoti i botëve ta pres si mysafir.

Ndërsa trupi i besimtarit që në vete mban zemrën e pastër dhe të shëndosh e cila i nënshtrohet Allahut të Madhërishëm është sikur kozmosi i cili gjithmonë i nënshtrohet Zotit të botëve. Edhe pse asnjë ditë nuk është e njëjtë, dielli gjithmonë del në lindje dhe perëndon në perëndim; na jep shkëlqimin dhe ngrohtësinë; na e sjell natën për të pushuar. Edhe pse asnjë ditë nuk është e njëjtë, njeriu besimtarë çdo ditë nga pesë herë  i bie në sexhde Allahut, e falënderon, e madhëron, e përmend dhe e  lut çdo ditë,  ndërsa njerëzve tjerë u bën mirë duke dëshiruar ta fitojë kënaqësinë e Allahut. Dhe asnjëherë nuk harron se çdo gjë që posedon  është dhuratë nga i Plotfuqishmi për çka ai i falënderohet Atij. Ndërsa vetëm duke iu falënderuar Krijuesin tonë për mirësitë që na i ka dhënë në këtë botë mund të kënaqemi përgjithmonë edhe në Ahiret

“Reditu billahi Rabben ve bil-islami dinen ve bi Muhammedin, sallallahu alejhi ve sellem, nebijjen ve resula.” (Jam i kënaqur që Allahu të jetë Zotim im, Islamin ta kem fe dhe Muhamedin a.s pejgamber)”

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)