Tradhëtimi i amanetit e shkatërron jetën e kësaj bote, e shkatërron fenë dhe sjell fatkeqësi në të dy botët

Lexo gjithashtu:

Autoritetet kineze po i deportojnë Ujgurët në punë të detyruar gjatë epidemisë

Ujgurët Autoritetet në Rajonin Autonom të Ujgurit Shinxhan (UARS), po dërgojnë qindra Ujgurë etnikë në pjesë...

“Fitneja (ngatrresa) është më e keqe sesa vrasja“

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet dhe paqja e...

A dëshironi në botën tjetër të jeni në shoqërinë e Pejgamberit a.s

Në këtë botë na iku mundësia të jemi në shoqërinë e tij, por le të mos lejojmë...

A i keni ditur këto të dhëna kuranore?

Kur’ani përmban 114 sure, 6666 ajete (sa i përket ajeteve të Kur’anit, midis dijetarëve ka qëndrime të...

Amaneti është karakteristikë e moralit të bukur dhe themel i fesë islame.Është farz dhe detyrim i rreptë,të cilinmuslimanët ia kanë rekomanduar vazhdimisht njëri-tjetrit, duke kërkuar nga Allahu që t’iu mundësojë ta ruajnë atë dhe mos ta tradhtojnë. Para se të niseshin në udhëtim, ata i thonin njëri-tjetrit: “Allahu ta ruajtë fenë tënde,amanetin tënd dhe përfundimin e veprave të tua.”(Tirmidhiu)

Seamaneti është virtyt i vërtetë, dëshmon edhe fakti se ai ishte cilësi e të gjithë pejgamberëve të Allahut. Është e ditur se Muhamedi (savs), para pejgamberllëkut ishte i njohur me pseudonimin ‘el-Emin’ ’(i besueshmi), e gjithashtu edhe pejgamberët e tjerë, siç është Musai (a.s.), për të cilin njëra nga vajzat e Shuajbit (a.s.), kur ai duke ikur nga Faraoni, u vendos në Medjen, ku jetonte Shuajbi, tha:“O babai im, merre këtë njeri në shërbim, se – me të vërtetë, i forti dhe i besueshmi, është më i mirë që ta marrësh në shërbim.”(el-Kasas, 26)

Pejgamberi ynë (savs), ka kërkuar mbrojte tek Allahu nga uria dhe tradhtia e amanetit, sepse e para e shkatërron jetën e kësaj bote, kurse e dyta e shkatërron fenë, parimet sublime dhe sjell mjerim për të dyja botët.

Muhamedi (savs), ka thënë: “Nëse ke katër gjëra, atëherë mos u brengos për ato që ju kalojnë nga dynjaja: (1) ruajtja e amanetit, (2) fjala e vërtetë, (3) morali i bukur dhe pasuria hallall.” (Ahmedi)

Gjithashtu, ka thënë:“Mos e admironi zhurmën e askujt (kur bërtet dhe flet për drejtësi me plot gojën, por nuk është i tillë), por admironi atë që e përmbush amanetin dhe që e ruan nderin e tjetrit, ai është njeri i vërtetë, ai është njeri i vërtetë!”

Një shoqëri ku respektohet amaneti ajo është shoqëri e shëndetshme, e sigurtë, e lumtur dhe me prosperitet dhe anasjelltas, një shoqëri ku mungon amaneti, në të cilën njerëzit nuk kanë besueshmëri, në të cilën njerëzit janë të prirur për mashtrim, ryshfet, korrupsion, tradhti të amanetit, është e dënuar me pasiguri, ngecje dhe kriza të përgjithshme sociale.

Shembulli shoqërisë së shëndetshme dhe të prosperuar është shoqëria islame, veçanërisht ajo e kohës së Muhamedit (savs), dhe katër halifëve të drejtë, kur amaneti ishte shenjë mbrojtëse e moralitdhe sjelljes shoqërore. Këtë e dëshmojnë edhe shembujt që do t’i theksojmë.

****

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës, Omeri (r.a.), i kërkoi Ebu Bekrit (r.a.), që ta largonte nga ai funksion. Ebu Bekri (r.a.), u befasua nga kjo kërkesë e Omerit (r.a.) dhe e pyeti:‘O Omer, a mos je mërzitur ta bartësh këtë përgjegjësi, andaj po dëshiron të shpëtosh prej saj?’

Omeri (r.a.), u përgjigj:‘Jo, por për diçka tjetër. Ja, kaloi një vit, kurse unë nuk kam pasur asnjë proces gjyqësor të muslimanëve para meje.Prandaj, nuk kam nevojë të jem gjykatës në një komunitet ku çdo besimtar i di të drejtat dhe detyrimet e veta dhe sillet me përgjegjësi.’

Pra, ajo ishte një shoqëri në të cilën njerëzit i besonin njëri-tjetrit, shoqëri në të cilën secili individ kërkonte t’i përmirësojë marrëdhëniet midis muslimanëve, shoqëri që i njihte detyrimet e saj dhe i përmbushte ato, gjithashtu i njihte edhe të drejtat e saj dhe i ushtronte ato, pa asnjë problem dhe pa nevojë për procedura dhe procese gjyqësore.

****

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Shembulli i mëposhtëm nuk është më pak mbresëlënës. Përkatësisht, raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta provonte besnikërinë dhe përgjegjësinë e tij, dhe e pyeti bariun: ‘A do të ma shesësh një dele që ta therim dhe ta hamë me shoqërinë time?’

Bariu u përgjigj: ‘Unë jam bari, të cilit i është besuar kopeja për ruajtje, nuk jam pronar i deleve dhe nuk disponoj me to.’

Ibn Omeri, vazhdoi: ‘Thuaji pronarit të deleve se një dele e ka ngrënë ujku, dhe kështu do të arsyetohesh.’

Bariu e pyeti: ‘Po çka do t’i them unë Allahut, kur të më pyes për delen në Ditën e Gjykimit?’

Kur e dëgjoi këtë, Ibni Omeri ia plasi vajit dhe pastaj e bleu atë bariun (robin) nga pronari i tij dhe e liroi, duke i thënë: ‘Unë, në emër të Allahut, po të liroj në dynja, dhe i lutem Allahut, që të të lirojë ty nga vuajtja dhe ndëshkimi në ahiret.’

Kishte aq shumë besim mes tyre sa që ishin të gatshëm të ia besonin njëri-tjetrit, jo vetëm pasurinë dhe famën, por edhe jetën e tyre, të bindur se askush prej tyre nuk do ta tradhtonte amanetin.

****

Konkretisht, raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ata u përgjigjën: ‘Ky njeri e vrau babanë tonë dhe ne po kërkojmë ndëshkimin e tij.’

Omeri e shikoi njeriun dhe e pyeti: ‘A është kjo e vërtetë?’

Po’, u përgjigj ai, – ‘ne patëm një grindje dhe unë i zemëruar e godita me një gur në kokë dhe e mbyta.’

Omeri (r.a.) i tha: ‘A e din ti se ndëshkimi i sheriatitpër mbytje, është me mbytje?’

Njeriu u përgjigj:‘Unë e di, o udhëheqësi i besimtarëve, por unë kam fëmijë të vegjël që jetojnë në shkretëtirë. Ata nuk kanë askënd tjetër përveç meje, kështu që nëse mund të më lirosh të shkoj dhe t’u them atyre se nuk do të kthehem dhe të gjej kush do të kujdeset për ta.’

Omeri i pyeti të rinjtë: ‘A doni ta falni?’

Ata u përgjigjën: ‘Jo’, ai embyti babanë tonë padrejtësisht dhe duhet të mbytet.’

Pas kësaj, Omeri (r.a.), i tha:‘Atëherë nuk mund të të lejoj të shkosh, sepse ekziston mundësia që ti të mos kthehesh,përveç nëse gjen dikë që do të garantojë për ty, përkatësisht, nëse ti nuk kthehesh, ai të jetë zëvendësues për ty.’

Njeriu sapo erdhi nga shkretëtira, nuk e njihte asnjë nga muslimanët e pranishëm. Ai u afrua dhe i shikoi ata, pastaj e shikoi Ebu Dherrin (r.a.), dhe tha: ‘Ky do të garantojë për mua.’

Omeri e pyeti Ebu Dherrin se a pranon të ishte zëvendësim për atë njeri, dhe ai u përgjigj pozitivisht, duke thënë:‘Ai më zgjodhi mua midis gjithë këtyre njerëzve dhe unë nuk do ta zhgënjej.’

Burri kërkoi tri ditë kohë që të shkonte e të kujdesej për fëmijët e tij dhe të kthehej përsëri, dhe Omeri e lejoi.

Kaloi dita e parë dhe të dytë, pastaj erdhi dita e tretë. Njerëzit ishin në pritje të kohës dhe momentit të ekzekutimit (të rënë dakord) të dënimit për vrasjen e një njeriu të pafajshëm. Në veçanti, kjo pritje zgjati për Ebu Dherrin. Po prisnin, por njeriu nuk u paraqit. Dhe kur të gjithë menduan se ai nuk do të vinte, dhe se në vend të tij do të ekzekutohej Ebu Dherri, ata e panë pluhurin sesi ngrihej, nga drejtimi, nga i cili duhej të vinte njeriu. Pasiqë u afrua, atyre ju bë e qartë se ishte ai, dhe filluan të këndonin tekbire me zë të lartë. Kur njeriu u ndal para halifit Omer (r.a.), ai iu drejtua dy të rinjve dhe i pyeti: ‘A doni ta falni këtë njeri, apo do të mbytet?’

Ata u përgjigjën: ‘Ne po e falim atë!’

****

Për dallim nga shembujt e përmendur dhe të pa përmendur, në shoqërinë tonë gjendja është plotësisht e kundërt. Në ditët e sotme në mesin e muslimanëveamaneti është zhdukur, nuk ka besueshmëri, nuk ka moral dhe njerëzillëk. Është sikur po jetojmë në kohën të cilën e ka paralajmëruar Pejgamberi (savs), duke thënë:“Njeriu do të flejë dhe nga zemra e tij do të shkulet amaneti, nga i cili do të mbetet vetëm gjurma si njolla në letër. Pastaj, ai do të flejë përsëri dhe do t’i shkulet amaneti, nga i cili nuk do të mbetët asgjë përveç gjurmës si flluskë në dorë. Dhe njerëzit do të agojnë duke i punuar punët e tyre të përditshme, ata do të bëjnë kontrata, por asnjë amanetin nuk do ta përmbushë. Kur njerëzit të dëgjojnë për një njeri besimtar, do të flasin për të dhe do të thonë: ‘Në këtë dhe atë vend jeton një njeri, i cili epërmbush amanetin.’”

Atëherë, pra, si mund të presim prosperitet, lumturi dhe siguri kur e kemi humbur vlerën dhe virtytin, që është bazë e jetës së mirë në këtë botë, dhe shpëtim në botën e ardhshme, për të cilën aludojnë fjalët e Pejgamberit (savs): “Amaneti dhe lidhjet familjare ndodhen anëve të urës së Siratit, kështu që kush i mban lidhjen familjare dhe e përmbush amanetin, do të kalojë mbi urë, ndërsa kush i tradhton dhe neglizhon ato, nuk do të mund të kalojë.” (Muslimi) 

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -