A e bëni ndonjëherë “sexhden” e falënderimit?

Lexo gjithashtu:

Pasojat e tërmetit në Shqipëri, të lënduar dhe dëme materiale

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë ka shkaktuar lëndimin e 132 personave dhe dëmtimin e qindra banesave.

Mos ta humbim përjetësinë për shkak të dynjasë kalimtare!

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u...

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Agjërimi dhe ana shpirtërore psikologjike e njeriut

Mr.sc.Ilir Rahimi Agjërimi i muajit të Ramazanit para se gjithash është një adhurim i përsosur...

Krahas sexhdeve të namazit, sehvi sexhdes dhe sexhdes së leximit, në traditën e pejgamberit a.s ekzistonin edhe të ashtuquajturat sexhde falënderimi. Sexhdeja e falënderimit është e pëlqyer të bëhet kur na largohet ndonjë fatkeqësi apo kur na ndodh ndonjë e mirë apo na jepet ndonjë mirësi.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s këtë lloj sexhdeje e ka bërë kur i vinte ndonjë lajm i gëzueshëm. Kështu vepronin edhe sahabët e pejgamberit a. s duke marrë si shembull të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.

Janë të njohura shumë situata kur  Muhamedi a.s ka bërë këtë lloj sexhdeje. Do ta përmendim rastin kur atij i erdhi lajmi se banorët e Hemdhanit kanë pranuar Islamin, si dhe rastin kur Xhebraili e lajmëroi se Allahu i Madhërishëm porosit: “Kush të dërgon salavat ty, edhe Unë i dërgoj atij. Kush të përshëndet ty edhe Unë e përshëndes atë”, (Ahmedi).

Është e njohur se Aliu r.a bëri sexhde kur e gjati Dhu Sudejjin sepse ishte frikësuar për jetën e tij nga havarixhët.  Sexhden e falënderimit e bënë edhe Ebu Bekri dhe Omeri kur morrin lajmin e vrasjes  së Musejlemes, gjithashtu edhe Ka’ab in Maliku kur mori lajmin e pranimit të pendimit për shkak të mos marrjes pjesë në luftën e Tebukut. Ekzistojnë më shumë se 40 transmetime  që flasin për atë se edhe sahabët tjerë dhe tabiinët kanë bërë sexhden e falënderimit.

Kjo sexhde bëhet ashtu siç bëhet sexhdeja e leximit dhe sexhdet tjera, mirëpo tek sexhdeja e falënderimit nuk kushtëzohet abdesi dhe kthimi nga Kibleja, edhe pse është shumë më mirë që njeriu nëse ka mundësi të jetë me abdes dhe të kthehet nga Kibleja.

Disa dijetarë thonë se këtë lloj sexhdeje është e lejuar ta bëjmë edhe në kohët kur ndalohet falja e namazit, për shkak se kjo sexhde nuk është namaz.

Sexhdeja e falënderimit është një lloj i veçantë i  dhikrit dhe për këtë lloj vlejnë rregulla tjera. Shkohet njëherë në sexhde dhe në të lexohet ajo çka lexohet edhe në sexhdet tjera.

Sa i përket kohës në të cilën jetojmë, sexhden e falënderimit shpesh mund ta shohim edhe në ekranet televizive, ku në mënyrë publike dhe në stadiume e bëjnë sportistët muslimanë në momentet kur arrijnë ndonjë rezultat apo sukses të veçantë.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe...

Me të vërtetë, Pejgamberin a.s. e keni shembull të mrekullueshëm…

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës...

Ta paraqesim Pejgamberin a.s. në mënyrën më të mirë

Karikaturistët e bënë  atë që neve muslimanët nuk mundëm, e vendosën emrin e Muhamedit a.s. në skenën botërore.  Tani sfida kalon tek ne, që...

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani na njeh me personalitetin e Pejgamberit...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -