Fjalimi juaj është ilaç, kurse veprat tuaja janë sëmundje

731

Transmetohet se Isai (a.s.), atyre dijetarëve të cilët nuk kishin vepruar sipas diturisë të tyre, u kishte thënë:

“O dijetarë, ju jeni si oleandra, bukuria e luleve të saj e ngjall admirimin e vëzhguesit, kurse ngrënia e luleve të saj shkakton vdekjen.

Fjalimi i juaj është ilaç që shëron çdo sëmundje, kurse veprat tuaja janë sëmundje që nuk mund të shërohet.

Mençuria del nga goja juaj, dhe mes gojës suaj dhe veshëve tuaj nuk ka më shumë se 4 gishta, por ajo kurrsesi të zë vend në zemrat tuaja.

O dijetarë, si mund të quhen ulema dhe dijetarë, ata që kërkojnë të flasin për të tërhequr vëmendjen tek vetja e tyre, dhe jo që të veprojnë sipas asaj që flasin.

Diturinë ju e keni ngritur në një piedestal të lartë, kurse veprat i keni hedhur nën këmbët tuaja.

Dituria juaj, as nuk do ta bëjë të lirin fisnik, e as skllavin të devotshëm.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)