“Furkan” – Shqisa e gjashtë për besimtarin

Lexo gjithashtu:

Edukimi i mirë – sjellja e bukur

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit...

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për...

Kur në një shoqëri mbizotëron imoraliteti dhe shthurja…

Përmendet se një dhelpre i kishte ra një gurë në bisht dhe ia kishte prerë bishtin. Atë e...

Tradhëtimi i amanetit e shkatërron jetën e kësaj bote, e shkatërron fenë dhe sjell fatkeqësi në të dy botët

Amaneti është karakteristikë e moralit të bukur dhe themel i fesë islame.Është farz dhe detyrim i rreptë,të cilinmuslimanët ia...

Shkenca na mëson se njeriu ka pesë shqisa me ndihmën e së cilave ndjenë, e njeh dhe mëson për botën e cila e  rrethon. Për këto shqisa mësohet që nga shkolla fillore. Kurani i përmend këto shqisa dhe na paralajmëron se do të përgjigjemi për shikimin, dëgjimin, prekjen dhe shijimin tonë.

Përsosmëria e Kuranit mes tjerash shihet edhe në faktin se përmend një koncept të cilin sot pa dyshim mund ta quanim si shqisa e gjashtë. Në ajetin e 29 të sures Enfal Allahu i Madhërishëm na porosit: O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut , Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (Furkanin)), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.(Enfal 29)

Çka është Furkani?

Furkan është një nga emrat e Kuranit. Nëse do të donim ta përkthenim këtë fjalë, mund të thonim se Furkan është ai  që ndanë të vërtetën nga gënjeshtra , ai që dallon dritën nga errësira, të mirën nga e keqja.

Ajeti i përmendur më lartë na garanton furkanin,  por me kusht nëse i nënshtrohemi Zotit dhe jemi të devotshëm. Me fjalë të tjera, besimtari i cili i nënshtrohet Zotit, nga Allahu ka një dhuratë të veçantë, shqisën e gjashtë, senzor special i cili quhet furkan. Kjo shqisa e gjashtë, respektivisht këto senzor e ndihmojnë besimtarin që gjithmonë dhe në çdo vend të dalloj të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e padobishmja, të drejtën nga gënjeshtra.

Senzorët për parking menjëherë të paralajmërojnë sa i afrohesh makinës tjetër, senzorët në qendrat tregtare të lajmërojnë në momentin që nisesh drejt daljes pa paguar artikujt. Për besimtarin në aspektin shpirtërorë këtë e bën furkani. Sa i afrohesh një gjëje të ndaluar, sa i tejkalon kufijtë dhe sa fillon të bësh një gjë që nuk duhet ta bësh, nëse i frikësohesh Allahut menjëherë do ta dish dhe do ta ndjesh se bësh gabim. Ky është furkani.

Shpesh diskutojmë për çështjet e gjynaheve dhe pyesim për shumë gjëra a është mëkat a jo. Nëse je besimtarë dhe nëse i frikësohesh Allahut furkani shumë qartë do të sinjalizoj se çka është gjynah. Këtë e vërteton edhe hadithi: mëkat është ajo që të shtyp gjoksin dhe që nuk do që njerëzit tjerë ta dinë.”

Andaj nuk ka nevojë të jesh ndonjë gjeni për të pasur shqisën e gjashtë. Mbështetu në Allahun, nënshtroju Atij dhe Ai do të jap Furkanin, dhe shumë qartë do të dallosh të  mirën nga e keqja, shumë qartë do t’i lexosh mesazhet dhe porositë që na jepen nëpërmjet tërmeteve, vërshimeve,  sëmundjeve të ndryshme  dhe gjithçka tjetër që ndodh por nuk e kupton.

Përfundimisht, furkani më i mirë është Libri i Allahut – Kurani, ndërsa ne e dimë më së miri se sa shoqërohemi me të, Suret dhe ajetet e tij janë navigacioni më i mirë në këtë botë dhe vetëm ky navigacion do të mund të na dërgoj në adresën e saktë.

Preporod. com

Përktheu: Arsim Dauti (islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe...

Me të vërtetë, Pejgamberin a.s. e keni shembull të mrekullueshëm…

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës...

Ta paraqesim Pejgamberin a.s. në mënyrën më të mirë

Karikaturistët e bënë  atë që neve muslimanët nuk mundëm, e vendosën emrin e Muhamedit a.s. në skenën botërore.  Tani sfida kalon tek ne, që...

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani na njeh me personalitetin e Pejgamberit...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -