Jeta si ibadet (adhurim)

Lexo gjithashtu:

Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Ish-presidenti indonezian, Bacharuddin Jusuf Habibie, ka ndërruar jetë në një spital në kryeqytetin Xhakarta në moshën 83-vjeçare.

Bëhu sikur bleta, jo si merimanga

Pasi që milingona i paralajmëroi milingonat tjera dhe i ftoi të futen në banesën e tyre që...

Pse Allahu e krahason Kuranin me ujin?

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat...

Mos qesh shumë, sepse qeshja e shumtë ta vdesë zemrën

Lukmani i urtë e ka këshilluar djalin e tij: “O biri im, mos qesh pa ndonjë nevojë, mos...

Falënderimet janë për Allahun e Madhërishëm, Zotin tonë të Cilin e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Atë njeri të cilin e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, ndërsa atë njeri që humbët rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë. Dëshmojmë dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, që është Një dhe i pa shoq. Dhe, dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi (a.s.) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij i fundit.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: “Jeta si ibadet (adhurim)!

Çdo njeri i arsyeshëm dhe i matur, të paktën një herë në jetën e tij do ta pyeste veten:

Si jam krijuar?

Pse ekzistoj?

Çka ka pas vdekjes?

Shumë njerëz do të enden në kërkim të përgjigjes së duhur, por, për fat të keq, shumë prej tyre nuk do ta gjejnë përgjigjen. Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56)

Andaj, qëllimi kryesor për të cilin ne jemi krijuar është që t’i përkushtohemi (robërohemi) Allahut, ta adhurojmë, përkatësisht, t’i bëjmë ibadet.

Çka është ibadeti?

Si t’ia arrimë këtij qëllimi?

Si ta bëjmë jetën tonë ibadet?

Çka është, në të vërtetë, ibadeti dhe cili është kuptimi i saktë i ibadetit?

Sipas kuptimit të njohur, ibadete janë veprat me të cilat ne shprehim bindjen dhe përkushtimin tonë ndaj Krijuesit tonë – Allahut të Madhërishëm. Kjo bëhet përmes ritualeve fetare si, namazi, agjërimi, haxhi, kurbani, leximi i Kuranit dhe veprat tjera të ngjashme.

Megjithatë, a duhet ne krejt jetën tonë ta reduktojmë në rituale fetare, dhe t’i lëmë pas dore të gjitha aspektet tjera të jetës?

Sigurisht që nuk duhet, sepse në qoftë se mendojmë ashtu, atëherë të kuptuarit tonë të ibadetit dhe të fesë islame nuk është i saktë.

Pejgamberi (savs), i pat qortuar ata tre personat të cilët dëshiruan ta reduktojnë jetën e tyre vetëm në atë kuptimin e ngushtë të ibadetit. Njëri prej tyre tha, se do të agjëronte vazhdimisht; tjetri tha, se do të falej tërë natën dhe nuk do të flinte, kurse i treti tha, se kurrë nuk do të martohej. Kur e dëgjoi për këtë Pejgamberi (savs), tha: “Unë, vërtetë, më së shumti i frikësohem Allahut, dhe unë jam më i devotshmi midis jush, por unë edhe agjëroj edhe bëj iftar, edhe falem edhe martohem, andaj kush nuk e dëshiron praktikën time, ai nuk është në rrugën time.”

Koncepti islam i ibadetit është shumë i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm në ritet fetare, të cilat i përmendëm më parë. Qëllimi i këtij lloji të ibadetit është që t’i jemi mirënjohës Allahut të Madhërishëm për të mirat e shumta që na ka dhuruar, ta forcojmë lidhjen me Krijuesin tonë, dhe ta pastrojmë dhe përmirësojmë shpirtin tonë.

Jeta e muslimanit është ibadet

Vëllezër të dashur!

Islami nuk e redukton rolin e njeriut në këtë botë, në ibadet dhe në përfitim individual. Nuk guxojmë të harrojmë, se njeriu është përfaqësues i Allahut (halif) në Tokë, dhe se deviza e Islamit është: mirë për këtë botë dhe mirë për botën tjetër. “O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.” Ky mësim kuranor, në mënyrë të qartë, i hedh poshtë konceptet ekstreme dhe kontradiktore të atyre që duan plotësisht ta refuzojnë këtë botë, por edhe të atyre materialistëve të cilët dinë vetëm për këtë botë. Islami ofron një koncept gjithpërfshirës të jetës. Kurani shpesh kërkon: “Besoni dhe bëni vepra të mira.” Angazhimi i thjesht me besim pa aplikimin e parimeve dhe principeve të tij në jetën e përditshme, nuk ka përfitim të madh. Gjithashtu, të bërit mirë pa besim në Zot, nuk sjell dobi në jetën e përtejme, dhe nuk mund të na shpëtojë nga dënimi në botën tjetër.

Prandaj, edhe veprat edhe aktivitetet tjera pozitive, mund të jenë ibadet, nëse plotësohen disa kushte, si p.sh:

– Nëse e ruajmë gjuhën tonë nga fjalët e pahijshme, nga gënjeshtra, nga shpifjet, dhe nëse flasim vetëm të vërtetën, për shkak se këtë Allahu i Madhërishëm e kërkon prej nesh, atëherë edhe heshtja jonë paraqet ibadet.

– Nëse i ndjekim vazhdimisht ligjet e Allahut në punët tona tregtare dhe në marrëdhëniet tona me prindërit, me fqinjët dhe me miqtë, ne me këtë bëjmë ibadet.

– Edhe punëtori, derisa me ndershmëri e bën punën e tij për ta ushqyer familjen e tij,  ai bën ibadet.

– Edhe mjeku, i cili i trajton njerëzit me qëllim që t’u ndihmojë dhe t’ua lehtësojë dhimbjet e tyre, me punën e tij ai bën ibadet.

– Edhe studenti, i cili i studion shkencat e dobishme për të qenë i dobishëm për vete dhe për komunitetin e tij, me studimin e tij bën ibadet.

– Edhe gazetari, i cili shkruan me objektivitet dhe me shkrimet e tij e promovon të vërtetën dhe drejtësinë, ai bën ibadet.

– Edhe ata që u ndihmojnë të varfërve dhe nevojtarëve, jo për përfitime dhe interesa personale, por pse me këtë e dëshirojnë kënaqësinë e Allahut, edhe ata me këtë bëjnë ibadet.

Me pak fjalë, të gjitha aktivitetet tona dhe krejt jeta jonë janë ibadet, nëse janë në pajtim me ligjin e Zotit, nëse zemrat tona janë të mbushura me devotshmëri, dhe nëse qëllimi ynë përfundimtar është arritja e kënaqësisë së Allahut.

Në fund e lusim Allahun e Lartësuar që të na mundësoje që tërë jetën tonë ta bëjmë ibadet!

O Allahu i Mëshirshëm!
Bëje që veprat tona më të mira të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve dhe të shtypurve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe...

Me të vërtetë, Pejgamberin a.s. e keni shembull të mrekullueshëm…

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës...

Ta paraqesim Pejgamberin a.s. në mënyrën më të mirë

Karikaturistët e bënë  atë që neve muslimanët nuk mundëm, e vendosën emrin e Muhamedit a.s. në skenën botërore.  Tani sfida kalon tek ne, që...

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani na njeh me personalitetin e Pejgamberit...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -