Kur takohen feja dhe njerëzorja! (Muhamedi a.s. shembull)

Lexo gjithashtu:

Disa çështje të namazit vetëm për gratë

Mufti Muhammed Teki Usmani Namazi i femrave Mënyra e faljes së...

Kur’ani në kohë sprovash dhe si ta lexojmë sot atë

 “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej...

Feja duhet të na bëjë njerëz më të mirë

Hfz. Mehas Alija “O ju që besuat, përqafojeni të vërtetën (islamin) në tërësi, e mos...

Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj

Në një dua të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem thuhet se e ka lutur Allahun...

Nëse Muhamedi alejhi selam, nuk do të ishte i Dërguar, njerëzorja e tij do të ishte në nivelin e të Dërguarve..
Muhamedi alejhi selam me pjekurinë dhe ngritjen e tij njerëzore, i tejkaloi të gjitha pengesat e vetvetes, ambientit ku jetoj, madje, kapërceu kufijtë e të gjitha kohërave dhe vendeve.
Kjo madhështi e tij në radhë të parë buron nga njerëzorja që kishte, pastaj, mënyra se si ai e formoi veten, ndërgjegjen dhe mendjen e tij, gjithnjë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e Zotit të Madhërishëm.
E vërteta është se “Muhamedi njeri” ishte personi më i shkëlqyer që pati bota ndonjëherë, e kur kjo u takua me “Muhamedi i dërguar”, atëherë madhështia e tij i tejkalon të gjithë kufijtë e lavdërimit.
Kur flasim për personalitetin unik të Muhamedit alejhi selam, duhet një gjë ta kemi parasysh: Nuk është unik një njeri veç pse ka diçka, që të tjerët nuk e kanë, nga natyrshmëria, njohuria, puna apo çfarëdo qoftë tjetër. Njeriun e bënë unik funksionimi, ekuilibrimi dhe mënyra e aplikimit të këtyre vlerave në jetën e përditshme, duke krijuar kësisoj qasjen e tij për gjërat apo fenomenet, duke e ruajtur gjithmonë legjitimitetin e këtyre veprimeve që pastaj do të jenë model për gjithë të tjerët.
Pse kemi nevojë ndonjëherë të vendosim njerëzoren përballë pejgamberisë?
Në mënyrë që të paralajmërojmë për karakteristikat e pastërta njerëzore që Muhamedi alejhi selam ndan me njerëzit e tjerë, edhe pse dihet botërisht që kishte epërsi ndaj tyre.
Duke qenë se ishte kështu, na lumturon pa masë dhe na bënë të magjepsemi derisa e kujtojmë se ishte njëri nga ne, nga lloji jonë. E gjithë kjo pastaj na jep besim te vetët tona dhe na bënë të respektojmë vazhdimisht njerëzoren tonë, e cila në këtë rast arriti të avancojë deri në një shkallë kaq të lartë të edukatës.
Gjëja më e rëndësishme që e karakterizon biografinë e të Dërguarit të All-llahut, është fakti se ai ishte njeri i nderuar dhe i zgjedhur të pranojë shpalljen e Zotit, kjo duke mos e larguar atë nga natyra njerëzore (përveç takimit me botën melekore të shpalljes), duke mos e përzierë atë me mite të ndryshme të jetës, si dhe duke mos i shtuar atij asnjë dozë të hyjnisë, sadopak qoftë ajo.
T’i zgjedhim disa shembuj nga jeta e tij e ndritshme, ku shfaqet qartazi se si funksionoi feja dhe njerëzorja në personalitetin dhe jetën e tij, në mënyrë krejtësisht të natyrshme.
-Njeriu që arriti nivelin t’i shkruajë mbretërve të tokës në atë botë, duke kërkuar prej tyre të heqin dorë nga arroganca dhe t’i lënë popujt e lirë të besojnë në Zotin Një, po ky njeri e dëgjoi me ngrohtësi dhe kënaqësi një beduin të zbathur, duke i thënë me marrëzi dhe pa kurfar edukate: O Muhamed, ndajë me drejtësi, se kjo nuk është pasuri as e jote, as e babait tënd.
-Kur falej u printe musliamanëve në namaz, dihej sa dhe si e përjetonte lidhjen me Zotin e Madhërishem, derisa qëndronte në këmbë duke recituar sure të gjata nga Kur’ani Fisnik, nuk shkonte gjatë, po ky njeri, dëgjonte vajin e një foshnje në xhami, që me vajin e saj thërriste nënën e vet.E shkurtonte menjëherë namazin dhe pas tij thoshte, hyra me qëllim të zgjasë namazin, por kur dëgjova vajin e shkurtova sepse ndjeva dhimbje për foshnje dhe nënën e saj.
-Në ditën e çlirimit para tij qëndronin të përulur, gjithë ata që zhvilluan luftë dhe urrejtje vite me radhë, ata që maskaruan trupat e familjes së tij, me një brutalitet të paparë. Atë ditë atyre u tha: shkoni, ju jeni të lirë, sot nuk ka hakmarrje.
-Në udhëtimet e tij të shpeshta me shokë, kur ju duhej pushimi për gatim dhe secili merrte ndonjë detyre, ai thoshte: unë do i mbledhi drunjët dhe do e ndezi zjarrin.
-Në fjalimin e tij, thuajse të fundit, derisa po fliste për Zotin e Gjithësisë, dhe po iu kujtonte besimtarëve vlerat e larta islame, nuk harroi të shpaloste diçka nga trupi i tij i bekuar duke thënë: nëse dikujt i kam hyrë në hak, ja ku e keni trupin tim, ju lutem merrni hakun tuaj.
Khalid Muhamed Khalid në librin e tij “Njerëzoret e Muhamedit”, numëron pesë vlerat themelore mbi të cilat Zoti e edukoi Muhamedin alejhi selam 40 vjet si Muhamed, e 23 vjet si Lajmëtar a.s.:
1.Mëshira ishte shpirti i tij.
2.Drejtësia ishte ligji i tij.
3.Dashuria ishte natyrë e tij.
4.Lartësimi i vlerave ishte zanati i tij.
5.Zgjidhja e problemeve të njerëzve ishte formë e adhurimit të tij.
Nëse i vështroni me kujdes të gjitha ngjarjet e viteve të fundit në zonat myslimane, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën, skena antinjerëzore të ndërlidhura shpesh me petkun fetar, të orkestruar në atë mënyrë sikur të ishin filma holliwudian, kanë një emërues të përbashket: përpjekjen për ta ndarë fetarinë nga njerëzorja, e për rrjedhojë të kësaj për t’i paraqitur njerëzit fetarë pa asnjë vlerë minimale njerëzore.
Apo thënë me ndryshe, përpjekje maksmale për t’i provokuar në mënyrën më ekstreme ndjenjat e besimtarëve, e me vonë për t’i ekzagjeruar veprimet të tyre jo të matura,afektive.
Në kuadër të kësaj mund t’i konsiderojmë edhe provokimet e karikaturave që nuk kursyen as Muhamedin alejhi selam.

Halil Avduli

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -