Mos merr për të vogël asnjë mëkat!

777

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij.

Transmetojnë Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thënë: “Ju po i bëni disa gjera, që në sytë tuaj janë më të imta se sa fija e flokut ndërsa ne në kohën e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mëkate shkatërruese”.
Ky hadith na përshkruan qarte gjendjen e kohës sonë, ku mëkati i vogël nuk llogaritet fare për mëkat, madje, një shumicë e madhe e njerëzve nuk interesohen fare për mëkatet dhe gabimet te cilat i bëjnë përditë.
Fatkeqësisht, shef disa njerëz te injorojnë disa mëkate edhe pse ato si të tilla janë prej mëkateve te mëdha, madje, i kryejnë ato mëkate duke mos ndier fare se ata janë duke bere mëkate dhe as qe i mundon ndërgjegjja ndërsa për keqardhje për bërjen e atij mëkati as që iu bie ndërmend, kurse keqardhja është prej kushteve te pendimit, siç thotë Muhammedi, alejhi selam: “Keqardhja është pendim”. (Sahihul Xhamii)
Kjo tradite e shëmtuar njeriut ia humb shansin e pendimit dhe kërkimit falje, qe siç thotë Pejgamberi, alejhi selam është shume e shanse e mire. Në një hadith të vërtetë thotë: “Meleku, i cili shënon veprat e këqija e ngrit lapsin e tij gjashte ore nga njeriu gabimtar; nëse ndien keqardhje për mëkat dhe kërkon falje për mëkat, atëherë ai e hedh lapsin (dhe nuk e shkruan mëkatin), në të kundërtën, i shkruhet një mëkat”. (Sahihul Xhamii)
Mu për këtë të nderuar vëllezër dhe të nderuara motra, ne, pasi qe te bëjmë mëkat, duhet qe te mos e zhytim kokën tonë ne dhe sikurse struci (shpend), por në vend te kësaj, duhet ta pranojmë mëkatin dhe te ndiejmë keqardhje (pishmanllëk) për të.
Le ta dije çdokush se marrja e mëkatit për te vogël njeriu nuk i sjell njeriut dobi dhe as qe ia lehtëson barrën, përkundrazi, ia shton atë ngase ai ka marre si të parëndësishme ndalesat e Allahut te Madhërishëm si dhe ka shkelur ato.
Rruga e vërtet për faljen e tyre është keqardhja dhe pendimi, ne mënyrë qe muslimani te përfitojë nga gjerësia e mëshirës se Allahut te Madhëruar, madje pasimi i kësaj rruge, atij ia garanton shpëtimin prej dënimit te Allahut Fuqiplote.

E lusim Allahun me emrat e Tij te bukur dhe me cilësitë e Tij te përkryera qe ta pranoj pendimin tone dhe të na sjell dobi ne të gjithë muslimanëve nga këto fjale modeste, te na bashkoj ne Xhennetin e Tij si dhe të na fusë në Xhennet pa llogari!!!

Shkroi: Ahmed El Aradi
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

(islamgjakova)