Amaneti (besnikëria)

Lexo gjithashtu:

Nuk lejohet prezantimi i rrejshëm në rrjetet sociale

PYETJE: A janë mëkat profilet e rrejshme në rrjetet sociale (të cilat përmbajnë ndonjë emër të rrejshëm, por vetëm...

Iblisi dhe metodat e tij për mashtrimin e njeriut

Iblisi është emër personal i shejtanit, djallit, armikut më të madh të njeriut. Në origjinal emri Iblis vjen...

Gjermani, vrasësi neonazist planifikonte sulm ndaj xhamisë

Manifesti i shkruar nga vrasësi neonazist tregon se ai fillimisht kishe planifikuar të sulmojë një xhami, por në vend të kësaj kishte sulmuar sinagogën

Presidenti tanzanian s’beson te testet: nxorrën të infektuar dhi e dele…

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli, duke vënë në dyshim besueshmërinë e testeve të huaja mbi koronavirusin, urdhëroi...

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të të gjitha botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin Muhamed (savs), mbi familjen e tij të nderuar, mbi sahabët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij.

Vëllezër të respektuar! Tema e hutbes së sotme është: „Ameneti (besnikëria)“

Allahu i Plotfuqishëm, në thirrjen drejtuar besimtarëve, në Kuran thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَخُونُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ وَتَخُونُوا أَمَانَاتِكُمْ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

„O besimtarë! Mos e tradhëtoni Allahun dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.“ (el-Enfal, 27)

Amaneti (ose besnikëria) është një nga cilësitë që duhet t’i ketë secili që pretendon se është besimtar. Amaneti nënkupton përmbushjen e zotimeve, premtimeve të bëra dhe kujdesin për çështjet e besuara. Pejgamberi (savs) ka thënë: “Nuk ka besim ai që nuk ka besnikëri.“

E kundërta e besnikërisë është tradhtia, e cila do të thotë, mosbesim, mashtrim, gënjeshtër.

Ndërkaq, tradhtia osemosbesimi është një nga karakteristikat e hipokritëve (munafikëve), për të cilët Allahut të Madhërishëm, në Kuranthotë:„Padyshim, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehenemit, dhe ti (o Muhamed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmëtarë atyre…“ (en-Nisa 145)

Vëllezër të dashur!

Ne po jetojmë në kohën kur fjala,pothuajse nuk do të thotë asgjë. Kur është bërë krejt normale të premtosh, pastaj të tradhtosh; të marrësh, pastaj të abuzosh. Kur mashtrimi, gënjeshtra dhe tradhëtia janë bërë pjesë integrale e jetës sonë. Dhe të gjithë hiqemi kinse jemi besimtarë. Gojën e kemi plot me fe, me Allah, me xhami, me shtet, me ndershmëri… Por kështu nuk bën. Sepse kjo nuk është vetëm tradhti e dikujt atje, por është tradhti e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (a.s.).

Kashumë lloje të tradhtive të cilat nepo i shohim çdo ditë.

Pejgamberi (savs) ka thënë:„Secili prej jush është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij; burri është bari në familjen e tij dhe është përgjegjës për tufën e tij; gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për fëmijët. Shërbëtori është bari i pasurisë së pronarit të tij dhe është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili është përgjegjës për tufën e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Vëllezër të nderuar!

Prindërit janë përgjegjës për shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre, andaj nëse nuk i edukojnë fëmijët siç duhet, nëse nuk u japin emra të bukur muslimanë, nëse nuk i inkurajojnë për arsimim, për punë, për rregull dhe disiplinë, ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Djemtë dhe vajzat janë përgjegjës për prindërit e tyre, andaj nëse prindërit e tyre i privojnë nga respekti i tyre, nga dashuria e shërbimi, dhe nëse prindërit e tyre janë të detyruar të kërkojnë sadakë nëpër fshat, kurse fëmijët e tyre janë të pasur, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Nxënësit dhe studentët janë përgjegjës për të mësuar, andaj nëse ata kopjojnë në provim, nëse duan ta korruptojnë profesorin, nëse e blejnë diplomënpa e merituar me dije, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Besimtarët, xhematlinjë janë përgjegjës për xhematin e tyre, andaj nëse xhamia e tyre është bosh në namaz, nëse nuk është e rregullt dhe është lënë pas dore, nëse xhemati i tyre është i paorganizuar dhe jofunksional, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Përfaqësuesit tanë politikë janë përgjegjës për qytetarët e tyre, andaj nëse ata një gjë premtojnë, ndërsa bëjnë një tjetër, nëse punët (detyrat) ua japin njerëzve të përshtatshëm e jo atyre që janë të aftë dhe që e meritojnë, nëse thjesht janë të paaftë për funksionin që u është besuar, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Punëtorët janë përgjegjës për punën e tyre, andaj nëse nuk vijnë në punë në kohë, nëse nuk e kryejnëpunën në mënyrën më të mirë, nëse e vjedhinsipërmarrjen, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Të gjithë ne qytetarët, e këtij shteti, të kësaj komune, të kësaj bashkësie lokale, jemi përgjegjës për shtetin tonë, për komunën tonë, për bashkësinë tonë lokale, andaj nëse nuk i respektojmë ligjet e saj, nëse e shkatërrojmë infrastrukturën e saj, nëse e vjedhim, nëse e ndotim natyrën e saj, nëse i zgjedhim jomeritorët, atëherë ne e kemi tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Çdo njeri është përgjegjës për fjalën e tij, për jetën e tij, për kohën e tij, për shëndetin e tij, për pasurinë e tij, andaj nëse nuk i shpenzon ato në mënyrën, në të cilën është i kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë ai e ka tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Pejgamberi (savs) ka thënë: „Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij me braktisje tësunetit dhe me mosbindje ndaj tyre.“

Në fund, si zakonisht, hutben po e përmbyllim me pjesën e lutjeve, të cilën po e fillojmë me njëlutje që e ka bërë edhe Pejgamberi (savs):„O Zoti im, unë strehohem te Ti nga uria, vërtetë ajo është shoqëruese e keqe; dhe strehohem te Ti nga tradhtia, vërtetë ajo është përcjellëse e keqe.“

O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -