Bretkosa dhe miu

852

Njëherë, një mi derisa kalonte pranë një lumi e pa bretkosën duke u zhytur në lum. I mahnitur me këtë pamje të jashtëzakonshme, miu filloi të bisedojë me bretkosën.

U bënë miq të afërt dhe bënë marrëveshje që ta vazhdojnë rrëfimin e tyre dhe të njihen më mirë një kohë të caktuar. Në këto takime të veçanta, shprehnin qëndrimet personale në lidhje me tema të caktuara ose bisedonin për tregime interesante nga e kaluara e tyre. Zemrat e tyre u hapën dhe ishin të gëzuar me takimet e tyre.
Një ditë, miu i tha bretkosës: – Ti po noton në ujë, ndërsa mua më lë vetëm në tokën e tharë. Çdo herë po vuaj dhe pikëllohem kur po ndahem prej teje. Kur jam vetëm, po vij tek skaji i ujit dhe po të thërras, por nën ujë ti nuk po më dëgjon. Miku im i dashur, unë jam qenie që mund të jetojë vetëm në tokë, ndërsa ti mund të jetosh edhe në tokë edhe në ujë. Duhet të bëjmë diç për t’u parë çdo herë që dëshirojmë.
Përfundimisht, miu erdhi në idenë për ta realizuar dëshirën e tij. E gjeti një litar të gjatë, ku në njërën anë do ta lidhte për këmbën e bretkosës, ndërsa tjetrën për këmbën e vet. Dhe kur miu të kishte dëshirë për ta parë bretkosën, vetëm do tërhiqte litarin dhe bretkosa do të përgjigjej duke dalur në sipërfaqen e ujit.
Bretkosa mendoi që ky propozim i miut është i keq: – Ky dëshiron të më lidh për të jetuar si i burgosur.
Edhe pse nuk u pajtua, në fund bretkosa lëshoi pe dhe e pranoi këtë propozim.
Pas kësaj, të dy kishin mundësi të bisedojnë më tepër dhe më gjatë përderisa nuk u ndodhi një fatkeqësi. Një kohë të gjatë, shqiponja e vëzhgonte miun dhe papritmas e sulmoi dhe krejt pa vetëdije e ngreu edhe bretkosën nga uji ku deri atëherë ishte e sigurt. Fatkeqësisht ai fat që e priste miun, i ndodhi edhe bretkosës. Shqiponja i gëlltiti të dy. Sikur bretkosa mos të pranonte që aq shumë të lidhej me miun, nuk do të bëhej gjah i shqiponjës.

Mesazhi nga tregimi!

Në këtë tregim shohim shpirtin, veten dhe shejtanin. Ne paraqesim miun, shpirti paraqet bretkosën, ndërsa shqiponja shejtanin. Trupi ynë, për t’i kënaqur dëshirat e tij, e tërheq shpirtin tonë në punë të këqija, përpiqet ta lidh, kështu që në fund, shpirtit veprimet e këqija i duken të mira. Në këtë mënyrë shpirti është në rrezik për shkak të lidhjes së fortë me trupin.
Në këtë kohë, jetojmë në mesin e njerëzve të këqij dhe shoqërisë së keqe. Nëse miqësohemi me njerëzit e këqij, edhe vetë do të goditemi me veprimet e tyre dhe do të fillojmë të bëjmë mëkate. Më e rëndë është se kjo do të na duket si gjë normale dhe e përditshme.
Por, nëse shoqërohemi me njerëz të devotshëm do të jemi në ndikimin e veprave të tyre të mira dhe me kohë do të hapërojmë rrugës që udhëheq kah xhenneti.
Allahu na dhuroftë mundësi që ta zgjedhim rrugën e drejtë dhe i Gjithëfuqishmi le të na mbrojë nga vetvetja jonë, nga njerëzit e këqij dhe nga shejtani.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi /islamgjakova/