Mendja sundon, kurse fuqia i rrokullis trungjet

Lexo gjithashtu:

Kështu më mësoi namazi

Falënderimi i qoftë Allahut i Cili ka përcaktuar për muslimanët që ta falin namazin 5 herë në ditë,...

Kush dëshiron që t’i shtohet nafaka dhe t’i zgjatet jeta, le të…

Në kuadër të bamirësisë bën pjesë edhe sjellja dashamirëse ndaj të afërmve. Mirësjellja me të afërmit është një...

Tre mësime nga xhuzi 26 dhe 27

Allahu xh.sh. e udhëzon njeriun që përveç bamirësisë ndaj prindërve të bëj edhe lutje për ata,  të cilët...

Apeli i hoxhës: Mos merrni pjesë në masa të mëdha nëpër varrime

Hoxha i Isnqit, imami Naser Tolaj, ka bërë një apel tek i gjithë xhemati i tij por...

Autor: Dr. Mustafa Cerić, reisul-ulema (1993 – 2012)

Bota po flet për ta. Çifti i martuar Uğur Şahin dhe Özlem Türeci janë një fenomen i pazakontë. Şahini i lindur në Turqi, u rrit në Gjermani, ku prindërit e tij punonin në një fabrikë ushqimesh. Türeci, gjithashtu është turke, bijë e një mjeku, i cili migroi në Gjermani. Dashuria për kuriozitetin mjekësor, i bashkoi ata (dy) në një laborator për kërkimin e imunoterapisë nga kanceri. Përkushtimi për punën mjekësore u kthye në dashuri dhe përkushtim ndaj martesës. Ata edhe ditën e tyre të martesës e kaluan në garë laboratorike për ta gjetur vaksinën kundër Covid-19, vaksinë kjo që po pritet nga miliona njerëz në të gjithë botën. Bota tashmë ata i ka quajtur ‘çifti i ëndrrave’ në martesë dhe ‘ekipi i ëndrrave’në mjekësi.

Şahini dhe Türeci janë bashkëthemelues të BioNTech në vitin 2008, me synimin për të arritur një gamë shumë më të gjerë të mjeteve të imunoterapisë nga kanceri. Kompania vlen dy miliardë dollarë, por Şahini vazhdon të shkojë në punë me biçikletë. Kolegët e përshkruajnë atë si njeri të qetë dhe të matur i cili i shmanget kontrollimittë çmimit të aksioneve të kompanisë, sepse ai më shumë është i interesuar të lexojë revista shkencore. Sipas gazetës gjermane Welt am Sonntag, ai dhe bashkëshortja e tij tani janë midis 100 gjermanëve më të pasur. Matthias Kromayer, anëtar i bordit të ndërmarrjes së Şahinit, thotë: “Pavarësisht arritjeve të tij, Şahini nuk ka ndryshuar. Ai ka mbetur tepër modest dhe i tërhequr.”

Mjekët Uğur Şahin dhe Özlem Türeci janë në rrugën e tyre për të ofruar vaksinën kundër Covid-19, vaksinën e cila mund ta ndryshojë botën. 55-vjeçari ‘modest’doktor Şahini është drejtor ekzekutiv i një kompanie gjermane të bioteknologjisë, kurse gruaja e tij, Türeci (53), është anëtare e bordit të BioNTech. Mendjet e tyre mbretërojnë në Gjermani, ndoshta,së shpejti do të mbretërojnë edhe në botë. Thënia e urtë që i atribuohet Muhamedit (a.s.): “Kërkojeni shkencën, madje qoftë edhe në Kinë!” mund të parafrazohet si mençuri: “Kërkojeni një vend ku mbretëron mendja, madje qoftë edhe në Gjermani!”

Shumë më vonë, pas misionit pejgamberik të pejgamberit Muhamed (a.s.), njëri nga reformatorët më të mëdhenj të mendimit fetar dhe vetëdijes kulturore në Evropë dhe botë, gjermani Martin Luther, në protestë kundër ngecjes së atëhershme fetare dhe kulturore, (që muslimanëtsot duhet ta dinë, veçanërisht ata në Bosnjë)ka thënë: “Një këpucar i krishterë do të tregonte më së miri besimin e tij jo duke gdhendur kryqin në këpucët që bën, por duke i bërë këpucët të qëndrueshme dhe të lira në mënyrë që të varfërit të mund t’i përballojnë.”

“Ne i rindërtuam xhamitë e shkatërruara, falë Zotit. Dhe ngritëm të reja, të cilat janë shumë më të këndshme dhe më të zbukuruara. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm. Por ne nuk i rindërtuam institutet shkencore të shkatërruara, as nuk po ndërtojmë të reja për brezin e ri, të cilët nuk mund të përballen me hirin e amullisë dhe janë të detyruar të kërkojnë selamet (shpëtim), dhe ku tjetër përveçse në Gjermani, ashtu siç gjetën Uğur Şahini dhe Özlem Türeci. Sepse, për një kohë të gjatë tani, në Bosnje nuk “garohet për të mirë”, por garohet në “ndërmarrje të përbashkët kriminale” kundër shtetit të Bosnjës; nuk garohet për fuqi të arsyes së shëndoshë, por për fuqi të ambicies së sëmurë; nuk garohet për aftësi të mendjes, por për aftësi të përshtatshmërisë. ”

Në përkthim, kjo do të thotë: “Inxhinierët muslimanë do ta tregonin më së miri besimin e tyre tek Allahu, jo duke gdhendur ajete të bukura kuranore në urat që ata ndërtojnë, por duke i siguruar ato që gjatë përmbytjeve më shumë ujë të shkojë poshtë sesa mbi sipërfaqen e tokës”.

Në vend të kësaj, sot ne shikojmë dhe dëgjojmë doktorë të shkencave në matematikë, fizikë, kimi, biologji, etj., të cilët i vizitojnë xhamitë nëpër fshatra dhe mbajnë ligjërata (vaze) dhe hutbe mbi të kaluarën e lavdishme shkencore të Islamit dhe muslimanëve nga Bagdadi deri në Kordovë. A nuk do të ishte më e vlefshme për këta doktorë që të themelonin institute dhe laboratorë për matematikë, fizikë, kimi, biologji, etj. ku do të mbledheshin dhe do t’i inkurajonin të rinjtë për të bërë kërkime shkencore, për t’i inkurajuar ata që të merren me shkencë, e cila e rrit besimin në Zot, sepse ‘dijetarët kanë më shumë frikë nga Zoti’ kurse ‘injorantët dhe budallenjtë kanë më shumë frikë nga të diturit dhe të mençurit.’

Kur keni dëgjuarqëndonjë musliman, pas fizikantit të famshëm Abdus Selam (1979), kafituarmirënjohje botërore për ndonjë fushë të shkencës? Nuk ka gjithashtu asnjë çmim prestigjioz për kërkime shkencore në botën muslimane, por ekzistojnë çmime për dëshmimin e të dëshmuarës në shkencat islamike. Dhe kështu, bota muslimane ecën rreth e përqark selisë së njëjtë nga një mijë herë, ndërsa mendjet e shëndosha dhe produktive tëindividëve muslimanë shkojnë atje ku mbretëron drita e mendjes, dhe jo errësira e forcës.

Nëse këtë e krahasojmë me neve këtu në Bosnjë, do të shohim se situata jonë është e ngjashme. Ne i rindërtuam xhamitë e shkatërruara, falë Zotit. Dhe ngritëm të reja, të cilat janë shumë më të këndshme dhe më të zbukuruara. Falënderojmë Allahun e Madhërishëm. Por ne nuk i rindërtuam institutet shkencore të shkatërruara, as nuk po ndërtojmë të reja për brezin e ri, të cilët nuk mund të përballen me hirin e amullisë dhe janë të detyruar të kërkojnë selamet (shpëtim), dhe ku tjetër përveçse në Gjermani, ashtu siç gjetën Uğur Şahini dhe Özlem Türeci. Sepse, për një kohë të gjatë tani, në Bosnje nuk “garohet për të mirë”, por garohet në “ndërmarrje të përbashkët kriminale” kundër shtetit të Bosnjës; nuk garohet për fuqi të arsyes së shëndoshë, por për fuqi të ambicies së sëmurë; nuk garohet për aftësi të mendjes, por për aftësi të përshtatshmërisë.

A nuk e shihni dhe dëgjoni se në fushatë, “më i miri” është ai që thotë më të keqen për tjetrin, veçanërisht për vëllain dhe shokun e tij që e njeh më mirë. Fushata zgjedhore, qoftë për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme, nuk është një ofertë e ideve të shëndetshme dhe të reja për njerëzit dhe shtetin, por një makth dhe një përmbytje e errët fjalësh dhe fyerjesh, të cilat vrasin trurin e shëndetshëm të njerëzve. Këtu mendja nuk mbretëron, këtu forca i rrokullis trungjet, ndërsa pylli boshnjak pritet edhe ditën edhe natën.

Ata nuk e kanë gajle, sepse e kanë Gjermaninë, e cila çdo ditë po pret që mendja boshnjake t’i lutet, prandaj ajo e do më shumë Bosnjën. Neve këtu na mbetet që t’i rrokullisim trungjet dhe të presim ditë më të mira, kur një ditë mendja e çmuar e Bosnjës do të kthehet. Ëndërroni për këtë, të dashurit e mi, sepse ëndërrimi nuk është i ndaluar! Nuk është e ndaluar as të mendohet! Nuk është e ndaluar as ta dimë se mendja mbretëron, kurse forca i rrokullis trungjet!

O Allahu i Plotfuqishëm, na e forco mendjen tonë boshnjake!

O Allahu i Gjithdijshëm, na mëso që të kërkojmë dituri, madje edhe në Bosnjë!

O Allahu i Mëshirshëm, na e bëj të dashur diturinë nga e cila përfitojmë! Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -