Në xhaminë e Athinës falet namazi i xhumasë së parë

Lexo gjithashtu:

Jakubi a.s. dhe ndikimi i stresit psikik në humbjen e shikimit

“U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej...

Mesazhet e sures “Ed- Duha”

Dalja nga gjendja e dëshprimit dhe depresionit: mesazhet e sures “Ed- Duha” Është e...

Coronavirusi dhe izolimi shptëpiak në një këndvështrim tjetër

Enes Koshi I Dërguari i Allahut, Muhammedi ﷺ thotë:

Pse namazi jonë e ka humbur fuqinë e tij?

Padyshim që shpesh e pyesni veten, pse krahas të gjitha mirësive dhe përfitimeve që mbart me vete namazi,...

Në xhaminë e parë të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, është falur namazi i xhumasë së parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët u radhitën në radhë për faljen e namazit të parë të xhumasë në xhaminë e Athinës e cila u hap për adhurim të hënën më 2 nëntor pas një plani dhe procesi ndërtimi 14 vjeçar.

Numri i besimtarëve ishte i kufizuar me 12 persona prej të cilëve 9 meshkuj dhe 3 gra në namazin i cili u fal në përputhje me rregullat me vendosjen e maskave dhe distancimit në kuadër të masave për koronavirusin e ri (COVID-19).

Në hutben e mbajtur në gjuhën greke, theksi u vendos mbi rëndësinë e xhamive dhe u shpjegua se xhamitë (mesxhidet) në periudhën e Profetit Muhammed nuk kanë shërbyer vetëm për adhurim por në të njëjtën kohë edhe si gjykata dhe shkolla.

Vendimi për ndërtimin e xhamisë në vitin 2006

Vendimi për të ndërtuar xhami në Athinë u mor për herë të parë në vitin 2006, por pengesat burokratike, reagimet nga grupet e ekstremit të djathtë dhe pengesat ligjore bllokuan procesin e ndërtimit për një periudhë prej më shumë se 10 vite.

Ndërtimi i përfunduar në një kampus të braktisur të Komandës së Forcave Detare në lagjen Votanikos, ishte marrë përsipër nga një konsorcium katërpalësh pas vendimit të marrë në Parlamentin e Greqisë në gusht të vitit 2016.

Nuk ka minare

Xhamia e cila nuk ka minare ka një hapësirë prej rreth 850 metër katrorë dhe një kapacitet prej 350 persona.

Administrimi i xhamisë do t’i dorëzohet një bordi prej 7 anëtarësh të përbërë nga 2 zyrtarë shtetërorë nga ministritë e Arsimit dhe Financave, 2 punonjës të bashkisë, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë si dhe 2 përfaqësues të komunitetit musliman.

Imami i parë i xhamisë së Athinës është Mohammed Zaki, 49-vjeçar, një shtetas grek me origjinë marokene.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -