Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jep dorëheqje

Lexo gjithashtu:

Kontrollimi i zemërimit në komunikim

Procesi themelor i komunikimit dhe shkëmbimi i mendimeve me dikë në marrëdhëniet ndërnjerëzore sqarohet kështu, kemi palën...

Rreth 24,000 turistë vizituan Arabinë Saudite në dhjetë ditë

Arabia Saudite mirëpriti rreth 24,000 turistë për dhjetë ditë, bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi.

Planet e Allahut janë shumë më të mira nga planifikimet tona

Sot lexova kaptinën Jusuf përmes së cilës Allahu sërish më përkujtoi përse disa gjëra nuk ndodhin ashtu...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga posti pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës.

Konfirmimin e aktakuzës dhe dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës e ka njoftuar vetë Thaçi në një konferencë për media, ku bëri thirrje që qytetarët “ta ruajnë qetësinë dhe çdo lloj manifestimi publik”.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetentë zyrtarisht, se gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Jam në këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar për këto tre dekada të përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Unë do të bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Duke besuar në drejtësi, unë besoj në të vërtetën, pajtimin dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë tonë”, ka thënë Thaçi.

Më tej, Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të mos e humbasin shpresën dhe të reflektojnë për atë se çfarë ka fituar Kosova gjatë tre dekadave, siç tha ai, “lirinë, pavarësinë e ndërtimin e shtetit”. 

Ai tha se aktakuza kundër tij dhe kundër bashkëluftëtarëve të tij është çmim i vogël “që kërkohet të paguhet për lirinë dhe ndërtimin e Kosovës”. 

“Për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ndihem shumë krenar me përgjegjësitë që kam bartur në këto tre dekada në pozita, kapacitete dhe përgjegjësi të ndryshme institucionale të besuara nga vullneti i votës së lirë i qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Thaçi në oborrin e Presidencës në Prishtinë.

Në rrethana të reja, Thaçi u ka bërë thirrje forcave politike të dëshmojnë maturinë që kërkon koha, duke qëndruar të bashkuar dhe të mos lejojnë thellimin në kriza kushtetuese apo institucionale.

Ai duke u drejtuar politikanëve në vend tha se interesat e shtetit tani duhet të vihen para atyre partiake ngase “vendi dhe shoqëria jonë nuk ka kohë për të humbur”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar apo Gjykata Speciale sot i ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-udhëheqësit të shërbimit informativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kadri Veseli, i cili niset sot për në Hagë, ndërsa dje Specialja u konfirmoi aktakuzën edhe dy ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i cili ka udhëtuar drejtë Hagës, si dhe Rexhep Selimit, i cili sot udhëton për në Hagë.

Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale është formuar nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015, në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, një amendamenti kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Ato janë institucione të përkohshme me mandat dhe juridiksion të përcaktuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës, të cilat filluan të kryhen ose u kryen në Kosovë midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 nga persona me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë, ose kundër personave me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë.

(AA)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -