Pse njerëzve të mirë ju ndodhin sprova dhe gjëra të këqija?

Lexo gjithashtu:

Tre mësime nga xhuzi i 28

Allahu dëgjon dhe vëzhgon çdo preson. Allahu i kushton vëmendje secilit që i ankohet Atij. Shembulli më i...

Shqipëri: Mbërrijnë rreth 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Në Shqipëri kanë mbërritur qindra mijëra dokumente në formë dixhitale të periudhës osmane dhuruar nga Arkivi Osman...

BE: Të merren masa për parandalimin e përndjekjes për shkak të fesë dhe besimit

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se vendosja në objektiv (persekutimi) i personave për shkak të fesë ose...

Sa është vlera e kësaj bote!?

Transmetohet se Muhamed ibn Semmak ishte në shoqërinë e halifit abasit Harun Reshidi, i ‎cili i kërkoi...

I nderuar xhemat!

Vëllezër e motra të nderuara, nga ajeti i lexuar në fillim, Allahu xh.sh. na e bënë të qartë dhe në mënyrë direkte se përse jemi krijuar: “Nuk i kam krijuar xhinnët dhe njerëzit për tjetër veçse të më adhurojnë Mua.” (Edh-Dharijat, 56). Nga ky ajet kuptojmë se qëllimi kryesor dhe elementar i krijimit tonë është që ne ta njohim Zotin dhe ta adhurojmë vetëm Atë.

Nga ana tjetër, jeta, përveç që na ofron mundësinë e të qenit robër të mirë të Zotit, ngandonjëherë ajo na sfidon me vështirësi të ndryshme. Shpesh, nga sprovat që mund të na godasin, pyesim veten nëse jemi njerëz të mirë apo jo? Ose thënë më origjinal: Pse njerëzve të mirë ju ndodhin sprova dhe gjëra të këqija?

Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është kjo: Njerëzve të mirë, besimtarëve të drejtë, asnjëherë nuk ju ndodhin gjëra të këqija. Në bazë të botëkuptimit islam, çfarëdo që t’i ndodh besimtarit apo besimtares, ajo është e mirë për të dhe assesi e keqe. Ndoshta dikush me çudi mund të pyes se si është e mirë për dikë kur humbë më të dashurin, sëmuret, apo mbetet pa shtëpi dhe pasuri? Ose për dikë tjetër si mund të jetë fatkeqësi kur arrin të fitojë një vend pune, të fitojë para apo të arrijë diç tjetër profitabile?

Për t’i dhënë një shpjegim kësaj, ne themi: Problemi i kësaj është te vetë definicioni i së mirës dhe së keqes. Pra, çfarë është sukeses dhe çfarë dështim? Nga aspekti islam, sukses është gjithçka që na orienton dhe na mbanë në rrugën e adhurimit të Zotit, pra te qëllimi i krijimit, kurse dështim është e tërë ajo që na largon nga qëllimi i krijimit tonë.

Me fjalë të tjera, suksesi ynë nuk varet nga arritjet dhe privilegjet në dunja, e as nuk është dështim kur humbim diç nga ajo. Sot, për fat të keq, njerëzit e kanë ngatërruar definicionin e së mirës dhe së keqes. Prandaj dhe sot dëgjojmë që lakuriqësinë ta mësojmë si si art, mashtrimin si aftësi, vjedhjen si zotësi, gënjeshtrën si oratori, sëmundjen dhe sprovën si fatkeqësi, modestinë si dobësi, fetarësinë si demode, etj..

Vetë Muhammedi a.s. thoshte: “Jam çuditur me çështjen e besimtarit. E gjithë çështja e tij është e mirë dhe kjo nuk ndodh vetëm se me besimtarin. Kështu, nëse i ndodh ndonjë gëzim apo e mirë, falënderon, gjë që është mirë për të. Ndërkaq, nëse e godet ndonjë gjë e keqe, ai duron dhe kjo është, përsëri, mirë për të. (Imam Muslimi)

Ja pra, besimtari, sukseset dhe mossukseset në jetë, i sheh me dritën e qëllimit të krijimit të tij: gjithçka në jetë që e afron me Zotin, e konsideron sukses dhe të mirë, dhe gjithçka që e largon nga Ai, e konsideron humbje dhe të dështuar.

Allahu xh.sh. na bëftë prej të tillëve që të ecim rrugës së paqes, të sigurisë dhe suksesit të vërtetë, duke mos harruar qëllimin e krijimit dhe të ekzistencës sonë.

hfz. Mehas Alija

12.11.2020, e premte

Xhamia El-Hidaje në St.Gallen

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -