Tregim frymëzues: Gomari i fshatarit

Lexo gjithashtu:

Për suksesin tonë, le ta falenderojmë së pari Allahun, pastaj nënën tonë!

Në këtë artikull, po i sjellim disa këshilla se si të bëjmë bamirësi për nënat tona ...

Muslimanët e Singaporit këtë vit do të shmangin kryerjen e haxhit

Singapori ka njoftuar qytetarët e saj muslimanë se këtë vit nuk do të udhëtojnë në Mekë për...

Pagesa e tatimit me para të kamatës

Pyetja: A lejohet që me para të kamatës të paguhet tatimi në qarkullim me...

Orët e fundit të armëpushimit po skadojnë, Erdogan paralajmëron për sulm

Ndërkohë që orët e armëpushimit pesë-ditësh po skadojnë, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi rreth 1.300...

Një ditë, gomari i fshatarit ra në një pus të shterur. I tmerruar, gomari pëlliste pa pushuar. Me të parë ngjarjen, fshatari vrapoi dhe bëri çmos për ta shpëtuar. Por, pas shumë përpjekjeve të pafrytshme, hoqi dorë dhe mori një vendim mizor.
Duke qenë se gomari tashmë ishte shumë i vjetër dhe nuk ishte më i dobishëm për asgjë, dhe duke qenë që pusi ishte shterur dhe në një farë mënyre, duhej mbyllur, ai u kërkoi fshatarëve të tjerë që ta ndihmojnë për ta mbuluar pusin me dhe.
Gomari i gjorë, duke parë dheun që binte nga lart, kuptoi qëllimin e fshatarëve dhe filloi të pëlliste në mënyrë të pakontrolluar. Por, pas disa minutave, për befasinë e të gjithëve gomari u qetësua. Askush nuk kishte guximin të shikonte poshtë, ndërsa vazhdonin të hidhnin dhe në pus. Në fund, fshatari hodhi sytë brenda pusit dhe u çudit nga ajo që pa …
Gomari po bënte diçka të pabesueshme!
Ai e hiqte nga shpina dheun që ia hedhnin, e shtypte me këmbë dhe e shfrytëzonte që të ngjitej më lartë.
Përderisa fshatarët vazhdonin të hidhnin lopatat e dheut, ai ngjitej gjithnjë e më lart derisa në fund arriti të dalë nga pusi.

Gjatë jetës, problemet, vështirësitë, trishtimi …, vijnë e shkojnë. Të gjitha këto na japin të njëjtin rol, por ne duhet t’ju përgjigjemi pozitivisht dhe përmes tyre ta zhvillojmë veten në një person më të mirë.

Historia e gomarit i cili dheun që derdhej mbi të nuk e la ta mbuloj, por e shfrytëzoi që të dalë nga pusi duhet të na mësoj që problemeve me të cilat përballemi t’ju përgjigjemi në mënyrë pozitive dhe t’i shfrytëzojmë si shtytje për zhvillimin tonë.

Në jetën e kësaj bote, njerëzit do të mundohen të hedhin dhe e gurë në rrugën tonë drejt suksesit. Varet nga ne nëse prej tyre do të bëjmë një mur apo një urë.

(islamgjakova)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -