Zyrtari i lartë i BE-së bën thirrje për formimin e Institutit “për trajnimin e imamëve”

Lexo gjithashtu:

Letra e nënave dhe bijave ministre rrezikon familjen si vlerë

Ajo që bie në sy, në rend të parë nga letra, është ajo se nënshkruese të saj janë vetëm disa gra, gjegjësisht gratë anëtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Përse falemi sikur me qenë namazi ynë i fundit?

Dr. Abdudaim El-Kehil Përse i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) na ka...

Njeriu me gjendjen më të vështirë tek Allahu xh.sh.

Tek Allahu në gjendjen më të keqe do të jetë një njeri, të cilin e kanë refuzuar...

Një zbulimi shkencor: Mjekra ju bën më të rinj dhe më të shëndetshëm

Përveç pamjes, mjekra, në masë të madhe, përmirëson edhe shëndetin tuaj. Sipas një studimi...

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në vizitën e tij në Vjenë pas sulmit terrorist të javës së kaluar, ka shprehur mbështetje për një Institut evropian për të trajnuar imamë.

“Është shumë e rëndësishme të jesh i vendosur në këtë drejtim. Për shembull, mendoj se duhet të kemi debat në nivel evropian lidhur me idenë që u ngrit kohë më parë për të ngritur një Institut evropian për të trajnuar imamë”, tha të hënën Michel në një konferencë për media me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai.

Nga ana e tij, Kurz tha se Evropa duhet të veprojë bashkarisht në luftën kundër terrorizmit dhe së bashku të adresojë problemin e luftëtarëve të huaj terroristë, sepse këta njerëz paraqesin një rrezik të madh për Evropën.

Ai përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së, duke argumentuar se lufta kundër “Islamit politik” duhet të vazhdojë me vendosmëri.

Javën e kaluar të paktën 4 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Duke folur në një konferencë për media në Vjenë të martën e kaluar, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se sulmuesi, i cili u vra në një operacion policor pas sulmit, ishte simpatizant i grupit terrorist DEASH.

Ai tha se sulmuesi, i identifikuar më vonë si Kujtim Fejzullai, i cili ka pasur shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, udhëtoi në Sllovaki në kërkim të municionit por u refuzua sepse nuk kishte licencë për armë.

“Ky informacion ishte i njohur nga inteligjenca austriake por nuk u nda me prokurorët”, shtoi Nehammer.

Burimi: AA

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -