Koha në të cilën njerëzit falënderojnë hajdutët!

632

Profesori kishte marrë rrogën dhe kishte hipur autobusin për të shkuar në shtëpi. Në autobus kishte qenë një hajdut i cili ia kishte vjedhur gjithë paratë profesorit.

Kur shoferi kishte kërkuar të paguaj biletën, profesori nuk kishte gjetur asnjë dinar në xhep.

Fytyra iu skuq, gjuha iu ngatërrua dhe nuk mund të thonte asgjë.

Shoferi duke u tallur i tha: “Turp! E konsiderosh veten  njeri me autoritet, ndërsa në xhep nuk ke para edhe për një biletë.”

Atëherë hajduti foli me krenari duke thënë: “Zotëri, biletën e profesorit e paguaj unë.”

Profesori i njohur buzëqeshi dhe i tha hajdutit: “Allahu të nderoftë dhe u shtofshin njerëzit sikur ti.”

Edhe disa udhëtarë lavdëruan hajdutin dhe moralin e tij të bukur, duke lutur Allahun ti jap bereqet në jetë dhe punë, gjithashtu u lutën që njerëz si ky të ketë sa më shumë në shoqëri.

Që atëherë numri i hajdutëve po shtohet çdo ditë dhe akoma kanë mirënjohjen dhe respektin tonë.

Ne edhe më tej jemi në “autobus”, ndërsa hajdutë të ndryshëm akoma na vjedhin, ndërsa ne u jemi mirënjohës.

Ahmed Tevfik

Përktheu: A. D. Islampress