Mirënjohje të veçantë…

485

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që këtë verë udhëtuan nëpër botë për pushime dhe nuk e publikuan ardhjen e tyre në aeroportin X, apo pushimoren Y, nga respekti për ndjenjat dhe rrethanat e miqve të tyre.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që këtë verë i vizituan hotelet më të mira dhe rezistuan pa e publikuar lokalitetin e ndodhjes së tyre.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre bashkëshortëve, të cilët çdo ditë i kanë shprehur dashuri njëri-tjetrit, pa e postuar në rrjetet sociale sesa shumë që duhen.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që gatuajnë dhe i presin të afërmit e tyre në dreka dhe darka me qëllim të ruajtjes së lidhjeve familjare, pa i lavdëruar aftësitë e veta të kuzhinës dhe ushqimet e shijshme duke i publikuar fotot e tyre.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që u bëjnë ndonjë këshillë qëllimmirë dijetarëve tanë, pa ua theksuar gabimin e tyre dhe pa e treguar veten si mbrojtës të patrembur të Islamit.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që çdo ditë i ndihmojnë të varfrit dhe nevojtarët, pa e ‘dokumentuar’ secilin aktivitetet të tyre humanitar me fotografi të pafundme.

Mirënjohje të veçantë të gjithë atyre, që më shumë hanë në restorante sesa në shtëpi, por kurrë nuk i fotografojnë ushqimet e tyre si milionerët të cilët nuk mund të fshihet nga kamerat.

Mirënjohje të veçanta për motrat e pasura, të cilat nuk i tregojnë rrobat e tyre me firmë nga vitrinat e tyre, as nuk i pikëllojnë zemrat e shoqeve të tyre, madje as me shikim sqimatar në rrobat që veshin ato.

Mirënjohje të veçantë për nuset e reja, të cilave bashkëshortët u japin dhurata, por ato nuk nxitojnë për ta festuar në mesin e shoqeve, nga respekti për ndjenjat dhe rrethanat e tyre.

Mirënjohje të veçantë për të gjithë muslimanët e devotshëm, të cilët i bëjnë ibadet Allahut dhe i drejtohen Atij në fshehtësi gjatë sexhdeve të tyre, më shumë sesa që bëjnë lutje në mediat sociale.

Mirënjohje të veçantë për të gjithë ata, që kanë vendosur të jenë të lumtur dhe të kënaqen në lumturinë e tyre, pa e përcjellë çdo detaj tek të tjerët. /Muhammed Hussein; IslamBosna.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini