Themelimi i Shanllëurfas (Şanlıurfa) daton nga kohët e lashta dhe njihet si qyteti i profetëve pasi këtu kanë jetuar profetët e 3 feve hyjnore.
Sipas historianit të njohur arab, Ebul Faraç, Shanllëurfa është qendra e parë dhe më e rëndësishme nga 7 vendbanimet që janë ngritur në sipërfaqen e tokës pas stuhisë së Nuhit a.s.
Besohet se kjo është një zonë ku profeti Adem është marrë me bujqësi dhe ku kanë jetuar profetët Ibrahim, Ejup, Shuaip, Eljesa dhe profeti Isa.
Për faktin se shamia e profetit Isa është gjetur në Shanllëurfa të krishterët këtë qytet e quajnë Dir-Mesih (qyteti i Shpëtimtarit).
Ky qytet edhe sot e kësaj dite gjendet në Turqi.
TRT