A duhet lëvizur nga vendi pas faljes së namazit farz?

1129

Përgjigjja është: Po, duhet të ndërrohet vendi, pasi kemi falur namazin farz.

Për këtë kemi argument hadithin që e transmeton Muaviu r.a., ku thotë: “Vërtetë Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar të mos vazhdohet namaz pas namazi, derisa të flasim apo të lëvizim.” (Muslimi)

Ndërsa dijetarët këtë e shpjegojnë kështu: Me këtë nënkuptojmë se duhet shkëputje apo ndërprerje në mes farzit dhe sunetit, qoftë me fjalë, apo largim nga vendi i mëparshëm!
Kjo dispozitë ndoshta është edhe më e rëndësishme, për ata që falen në shtëpi apo banesë, nëse nuk munden ta ndërrojnë vend, atëherë mjafton që në mes farzit dhe synetit të flitet, apo të bëhet Istigfarë.

Musa Vila
Profesor i hadithit në FSI – Prishtinë