Ngrënia e kërpudhave mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i prostatës

890

Një hulumtim i bërë në Japoni ka vënë në dukje se ngrënia e kërpudhës mund të ketë zvogëluar rrezikun nga kanceri i prostatës.

Sipas lajmit të “Newsweek”, hulumtuesit kanë zbuluar se ngrënia e të paktën 3 herë kërpudha në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.

Në hulumtim janë përfshirë 36.499 meshkuj të moshave 40 deri 79, të cilat janë vëzhguar gjatë 13 viteve.

Pjesëmarrësit janë pyetur në lidhje me mënyrën e jetesës si dhe zakonet e ngrënies.

Hulumtimi vuri në pah se diagnostifikimi me kancer është 17 për qind më pak tek ato që konsumojnë kërpudha të paktën tre herë në javë se sa ato që konsumojnë një herë.

Kjo përqindje është 8 për qind më pak te ato që hanë kërpudha dy herë në javë.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “International Journal of Cancer”.