Fatkeqësi e rëndë rrugës për në Medine. Digjet autobusi, vdesin 35 umrexhinj

694

Së paku 35 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të qytetit saudit Medine.

Agjencia saudite e lajmeve (SPA) lajmëron se autobusi me besimtarë të cilët kryenin umren u përplas me një makinë të rëndë ndërtimore.

Në vendin e fatkeqësisë për vdekje pësuan 35 persona, ndërsa katër personat e lënduar u shtruan në spital.

Personat e pësuar janë nga vendet arabe dhe aziatike.

Hetimi mbi detajet e fatkeqësisë është në rrjedhë.

AA