“Dhashtë Zoti…”

2044

Mexhit Emruli

“Është më lehtë   të mashtrosh njerëzit sesa t’i bindish ata se janë mashtruar.”

Ato gjërat që sot na mungojnë  shumë dhe që  ne nuk u’a  kemi ditur vlerën,  për të cilat Zoti është betuar në Kur’an në shumë  ajete të  ndryshme.

Dhashtë Zoti që  të kemi  edhe nje mundësi, që dhe pas kesaj situate te dalim më të fortë dhe ti kuptojme  dhe  t’i përmisojmë  te gjitha gabimet që i kemi  bëre në të kaluarën.

Të kemi mundësi që gjithmonë  të jemi me të vërtetën,të mësojme  si të kërkojmë falje për gabimet e bëra.  Të bëhemi më të durueshëm, dhe ta  respektojmë  më shume njëri- tjetrin.

Sot vuajmë për një shtrëngim duarsh, për një përqafim, për një  shëtitje në natyre.   Vuajmë   të ulemi me miq për të pirë nga një kafe dhe për të biseduar .  Githashtu duhet ditur dijmë  vlerën  edhe   xhamive, që na mungojnë shume.  Të  gjithëve na ka marrë malli  për një namaz  në xhami  së bashku me xhematin siç e falnim më pare.  Vuajmë që të  na vijë dikush mysafir apo te shkojmë dikund mysafir ashtu siç bënim  më pare .

Jemi  të izoluar të  gjithë: komshiu,mësuesit, prindërit, fëmijet,prijësit  fetar ,kuvendar, avokat,  të pasur dhe të varfër .

Papritmas u rëzuan gradat,kursimet, titujt, statuset në facebook, instagram,followersat , dhe  në një moment të  gjithë  jemi të  barabartë.

Nga gjithë  kjo do të   duhet të  marim  mësim për të ardhmen.  Duhet të betohemi se shumë gjëra që  nuk  i  kemi bërë ,  do ti bëjme  më ndryshe,  ndaj Krijuesit, ndaj njerëzve, ndaj familjes, shokëve, miqëve, dhe  ndaj  të gjithë atyre që  ekzistojnë  në Univers.

Pas kësaj mendoj se  njerëzimi   me ndihmën  e Zotit do të del edhe më i  fortë,  sepse do t’ia dimë  më shumë vlerën   asaj që e kemi  dhe  asaj që na mungon,  atë që e kemi bërë dhe atë  që nuk është dashur ta bëjmë , atë që se kemi bërë  por është dashur që ta bëjmë .

Do ta kuptojmë  vlerën  e  gjërave  që  Zoti pandërprerë  e porosit në  Kur’anin Famelartë , për  të  na përmirsuar  dhe për  të  na mbajtur   shpirtërisht  më të  fortë,  për një  jetë më  të  lumtur,  më të shëndetshme  dhe pa brenga .

Për  diellin,hënën,natyrën,detin ,yjet,mëngjesin,ditët, dhe netët , gjiithçka që na është dhuruar nga Zoti në  botën   tone të   përditshme.

Zoti i Madhërueshë shumë herë  i  ka permendir  disa gjëra  për  të cilat  në  këto momente  ndjejmë mungese dhe kemi nostalgji për ta.  Zoti, betohet  që ne  duhet të  bindemi dhe ti kuptojmë vlerat dhe parimet e Tija  universale.

Zoti i Plotëfuqishëm ne Kuran  në  betohet  18 herë për  të  na e terhequr  vërejtjen  që të jemi me vigjilent dhe të ndëgjueshëm për të  mirën tone, në  ajetet (versetet) më poshtë :

1. HIXHR,15/92;

2. JASIN,36/1;

3. TUR,52/1-3;BELED,90/1;

4. SAFFAT,37/1;NAZIAT,79/1-2;

5. VAKIA,56/77;TUR,52/2;

6. KIJAMET,75/1;

7. KALEM,68/1;

8. BURUXH,85/1;TAREK,86/1;

9. SHEMS,91/1;

10.SHEMS,91/2;

11.LEJL,92/1;

12.FEXHR89/1;

13.DUHA,93/1;

14.ASR,103/1;

15.NEXHM,53/1;

16.ZARIJAT,51/1;

17.TIN,95/1;

Nëse i përmendim të gjitha këto betime nga ajetet në  Kur’an , në menyrë  të  shkruar  ata jane:

Engjujt, Kur’ani, Pena dhe gjërat e shkruara, Yjet, Dielli, Hëna, Koha  e mëngjesit, Agimi, Koha e mesdites, Dita, Nata, Toka, Deti, Qabeja , Meka, Çift dhe Tek, Babë dhe bir, Kodra e Turit, Fiku dhe Ullinjët, Dëshmia dhe Martiri, Kuajt, Shpirti, Vetdënues, Koha(Shekulli).

Sa shumë që  janë   e sa pak jemi  të  bindur. Inshallah kjo kohë le të na shërbejë  për meditim dhe  për  të mësuar  se  duhet ditur  vlerën  e  këtyre gjërave  që  Zoti i krijoji  për  njeriun e që  ne  nuk i njohim sa duhet,  për të cilat nuk jemi mirënjohës,  edhe pse Zoti i plotfuqishëm  na i  ka cekur në Kur’an  dhe  pa nderprere betohet në ta.

(Islampress)