Do t’ju bindin se varfëria është e mirë, se nuk është e metë… Do t’ju thonë se All-llahu i do të varfrit, se Pejgamberi a.s. ishte i varfër, se modestia është një thesar që nuk shuhet, se asketizmi është vlerë, ndërsa lakmia është ves… Do t’ju thonë se fjala e mirë është pasuria e të varfrit, se të pasurit janë gjakpirës…
Në të vërtetë, ky është një lloj opiumi shumë i bukur që do t’ju bëjë ta shijoni varfërinë dhe skamjen dhe të jeni të kënaqur me dobësinë dhe paaftësinë tuaj.
Nuk do t’ju flasin për Othmanin dhe luftën e Tebukut, as për Talhanë dhe bamirësinë e tij, as për Zubejrin dhe pasuritë e tij të patundshme… Nuk do t’ju flasin për Abdurahman ibn Aufin dhe tregtinë e tij, e as për Ibn Vekasin dhe sadakatë e tij…
Gati se askush nuk do t’ju tregojë se udhëheqësi ynë Muhammedi a.s. e luste Zotin ta ruaj nga mosbesimi dhe varfëria, as nuk do t’u flasin se dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme, as nuk do t’u tregojnë se besimtari i fortë është më i mirë se besimtari i dobët…
Do t’u thonë se nuk është ndonjë gjë e keqe të jesh i varfër, i dobët dhe lypës, sepse atëherë nuk do të pyesësh, nuk do të kalosh në fazën tjetër kur do të kërkosh më shumë se një kafshatë goje. Dhe nuk do të mundësh të kërkosh përgjegjësi për zullumin, për gjunjëzimin për shtypjen, sepse ti atëherë, bëhesh rebel, avangardë, ai që tejkalon “kufijtë” e tij. Atëherë do të fillosh të mendosh, të planifikosh, të veprosh dhe ndoshta, nëse do Zoti, do të fitosh!
Shkruan: Muhamed El-Gazali
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)