“Kur vinte muaji i Ramazanit, në zemrat tona nuk kishte asnjë urrejtje ndaj askujt.”

662

REFLEKSIONE RAMAZANI / 07

“Kur vinte muaji i Ramazanit, në zemrat tona nuk kishte asnjë urrejtje ndaj askujt.”

Agjëruesit më të mirë janë ata që më së shumti e përmendin All-llahun xh.sh. gjatë agjërimit të Ramazanit.

Muaji Ramazan është një muaj, ditët e të cilit kalojnë shpejt dhe që nuk e durojnë dot neglizhencën, ndërsa fitimtarët e vërtetë janë ata që shfrytëzojnë çdo sekondë dhe çdo minutë të tij.

Ramazani është arena ku besimtarët bëjnë garën dhe maratonën e tyre, ndërkohë që fituesi do të jetë ai që është përgatitur që më parë.

Është pyetur sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Mesudi, se si e pritnin ata muajin e bekuar të Ramazanit, ai është përgjigjur: “Kur vinte muaji i Ramazanit, në zemrat tona nuk kishte asnjë urrejtje ndaj askujt.” (Ibn Rexhebi). Pra, përpara se t’i pastronin avllitë, i pastronin zemrat dhe nijjetet e tyre, i lartësonin objektivat e tyre…

Ramazani nuk shkelet, nuk hidhet në bunar e as nuk shitet për pak e për shumë, andaj me dinjitet dhe me ndershmëri ta ruajmë madhështinë dhe bonusin e tij, sepse nuk ka lutje në të pa u pranuar, nuk ka vepër të mirë në të pa iu shumëfishuar shpërblimi, si dhe nuk ka lëshim që nuk riparohet, e nuk ka gjynah që nuk falet.

Ramazani është i lehtë dhe i plotë kur jetohet me shpirt e zemër.

Përgatiti: Hfz. Mehas Alija

(Islampress)