A lejohet mos respektimi i rendit dhe radhës gjatë vaksinimit?

800

Pyetje:

A është mëkat për një person i cili nuk respekton radhën dhe rendin për t’u vaksinuar, ndërkohë që një person tjetër i moshuar, i cili gjendet në listë, ndërron jetë përpara se ta marr vaksinën?

Përgjigjja:

Përderisa organet përgjegjëse kanë përcaktuar prioritetet për vaksinim, duhet që të gjithë t’i respektojnë ato prioritete dhe ta zbatojnë rendin e vendosur, si për shfrytëzuesit ashtu edhe për personelin mjekësorë, të cilët kryejnë vaksinimin. Shkelja dhe mos respektimi i rendit të vendosur, pavarësisht se nga kush ndodh, është i ndaluar dhe mëkat, ndërsa peshën e mëkatit e di vetëm All-llahu xh.sh.

_____________________
Dr. Enes Ljevakoviq
Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të Bosnjës dhe Hercegovinës
www.rijaset.ba

Përktheu: M. A.

www.islampress.ch