Arsyet për reduktimin e nafakës dhe për humbjen e vullnetit për ibadet dhe jetë

739

– Arsyeja pse nuk mund të ngrihesh në sabah, edhe pse ke pushuar dhe ke fjetur, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja pse nuk mund të ngrihesh në namaz të natës, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja pse agjëron me vështirësi, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja pse rrallë shoqërohesh me Kuranin, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja pse e përmend rrallë Allahun, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja e zvogëlimit të nafakës dhe bereqetit tënd në pasuri, janë mëkatet e tua!

– Arsyeja e përtacisë tënde dhe humbjes së vullnetit për punë, ibadet dhe jetë, janë mëkatet e tua!

Mëkati ndikon negativisht në gjendjen e zemrës, të shpirtit dhe të mendjes. Mëkati njeriun e largon nga çdo lloj i veprave të mira, veçanërisht nga ibadeti.

Prandaj, çdo ditë duhet ta pastrosh shpirtin tënd duke bërë tevbe (pendim) dhe istigfar të vazhdueshëm. Pejgamberi (savs), dinte që në një ndejë të vetme gjatë bisedës të thoshte 70 herë, Estagfirullah!

Si jemi ne me gjendjen e shpirtrave tanë, çka i mbizotëron ata? Mëkati apo istigfari?!

Me qëndrimin tënd ndaj gjërave të lartpërmendura, do ta shohësh gjendjen e vërtetë të shpirtit tënd!

(FB profil Saudin Cokoja);

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)