Dijetarët islamikë, në bazë të Kuranit dhe Sunetit, kanë thënë se burrëria e vërtetë (ruxhuletun) reflektohet në atributet e mëposhtme:
– që ta madhërosh dhe lavdërosh Allahun me fjalë dhe vepra,
– që të jesh i gatshëm të heqësh dorë, të japësh dhe të sakrifikosh,
– që t’i bësh mirë atij që të bën mirë, por të mos ia kthesh me të keqe atij që të bën keq,
– që t’i respektosh njerëzit tjerë, ta respektosh mendimin e tyre dhe mos t’i nënvlerësosh ata,
– që gjithnjë ta flasësh të vërtetën, ta shpallësh atë dhe në këtë drejtim mos të frikësohesh nga qortimi i askujt,
– që gjithkujt t’ia japësh të drejtën e tij,
– që ta dëshirosh për të tjerët atë që dëshiron për vete,
– që të qëndrosh në anën e të dëmtuarit, atij që i është bërë padrejtësi, e kundër zullumqarit,
– që të jesh i gatshëm tu ndihmosh nevojtarëve në çdo situatë,
– që ta njohësh vlerën tënde dhe aftësitë tua dhe të mos dalësh përtej mundësive tua,
– që gjithmonë të jesh i gatshëm t’ia fshish lotët dhe ta ngushëllosh të pikëlluarin,
– që të shtrihesh i qetë në shtrat, sepse e di se je i pastër nga zullumi ndaj të tjerëve,
– burrëria është fisnikëri, guxim, mençuri dhe njerëzi në kuptimin e tyre të plotë.
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)