Një bamirës pasi e kishte përfunduar ngrënien e ushqimit, e kishte marrë faturën dhe kishte dashur të paguante. E kishte futur dorën në xhep, por në xhep nuk kishte të holla. Fytyra i ishte zverdhë dhe e kishte kap paniku, pastaj i ishte kujtuar se të gjitha të hollat i kishte shpërndarë si lëmoshë.
I hutuar po mendonte sesi të del nga kjo situatë e pakëndshme. Në fund kishte vendosur të shkonte te pronari i restorantit dhe t’ia japë atij orën e tij të shtrenjtë, si peng derisa t’ia sjellë të hollat dhe ta paguajë faturën.
Pasi ia shpjegoi situatën e tij pronarit të restorantit dhe ia ofroi orën si peng, pronari i tha atij: “Mos u brengos, o mik, llogaria juaj është e paguar!”
I habitur nga një përgjigje e tillë, njeriu e pyeti: “Po kush e ka paguar llogarinë time?”
Pronari i restorantit i tha: “Llogarinë tuaj e pagoi njeriu që doli disa minuta para jush.”
“Po si do t’ia kthej të hollat kur unë nuk e njoh atë?“ e pyeti atë njeriu?
Pronari i restorantit qeshi dhe i tha:
“Nuk ke nevojë ta bësh këtë, por nëse je i vendosur ta bësh këtë, atëherë mund ta bësh në atë mënyrë që edhe ti t’ia paguash llogarinë dikujt që gjendet në një situatë të ngjashme. Në këtë mënyrë bamirësia në mesin e njerëzve do të përhapet.”
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)