Dr. Asllan Tahiraj
Agjërimi është shtylla e katërt e besimit islam dhe një nga adhurimet më të rëndësishme në jetën e besimtarit. Përveçse një adhurim, agjërimi është edhe një mënyrë shumë efikase për ripërtëritjen e shëndetit shpirtëror dhe atij fizik.
Forma islame e agjërimit pastron organizmin e njeriut nga helmet e ndryshme, forcon imunitetin dhe madje shëron shumë sëmundje.
Në mënyrë që agjërimi të ndikojë pozitivisht në gjendjen shëndetësore ju sugjeroj të ndiqni këshillat e mëposhtme:
1. Ngrënia e syfyrit. Preferohet një vakt i lehtë i pasur me fruta, ujë dhe lëngje natyrale, prodhime të drithërave si bukë e zezë, oriz etj. Syfyri nuk duhet të jetë i rënduar me shumë yndyrna dhe ëmbëlsira. Pirja e tepruar e çajit dhe kafesë në syfyr nuk janë të këshilluara.
2. Konsumoni vetëm lëngje natyrale: ujë, qumësht, lëngje frutash. Pijet e gazuara dhe ato energjike janë të dëmshme për shëndetin!
3. Aktiviteti fizik dhe shëtitja në ajër të pastër mbajnë në formë organizmin tonë.
4. Gjumi i tepruar gjatë ditës së agjërimit e rëndon shëndetin dhe prish ekuilibrin metabolik. I pëlqyer dhe i dobishëm është një fjetje e shkurtër rreth një orë në kohën e mesditës.
5. Konsumimi i iftarit të bëhet në dy etapa. Fillimisht një iftar i lehtë më hurma ose ujë, më vonë pas një pauze të shkurtër ngrënia e darkës.
6. Ushqimet të cilat konsumohen në darkë duhet të jenë sa më të larmishme: perime, supë, mish/pulë/peshk, ujë dhe lëngje natyrale, ëmbëlsira dhe fruta.
7. Gjumi i mjaftueshëm gjatë natës. Qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës e lodh maksimalisht trupin e njeriut dhe mjegullon mendjen. Gjumi më i dobishëm për organizmin është ai i pjesës së parë të natës.
8. Shfrytëzoni këtë muaj të begatë për të hequr dorë nga veset e ndryshme si pirja e duhanit dhe varësia nga pijet energjike e ato të gazuara.
(Islampress)