Postimi i detajeve nga jeta private personale në rrjetet sociale

679

Rrjetet sociale sot, për shumë përdorues të tyre, janë kthyer në “dritare të hapura”, ku të tjerët mund të shikojnë më shumë sesa duhet nga jeta e tyre private, familjare dhe shoqërore.

Intimiteti familjar dhe shoqëror ka më pak rëndësi se sa përfitimi i disa lajkave dhe shikimeve më shumë. Një numër i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale, pa i llogaritur mirë pasojat, postojnë dhe ndajnë me të tjerët detaje nga jeta e tyre private, duke postuar ushqimin e mëngjesit, pastaj të drekës e të darkës, ndejat dhe shëtitjet familjare, madje edhe punët dhe sexhdetë e bëra për hir të Zotit!

Shikuar nga prizmi dhe bontoni islam kjo çështje nuk duhet të merr përmasa të tilla, sa që edhe çështjet private të dalin nga “katër muret” e shtëpisë dhe ambientit familjar. Janë disa aspekte jetësore që duhet të mbeten në domenin privat, brenda intimitetit familjar e shoqëror dhe mos të publikohen pa nevojë në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë, Muhammedi a.s. na mëson: “Publikimi i detajeve nga jeta private është e ndaluar (haram).” (Ahmedi, Bejhekiu).

Hfz. Mehas Alija

(Islampress.ch)