Informacionet që qarkullojnë në internet dhe sidomos në rrjetet sociale ka mundësi që të jenë të sakta dhe të pasakta. Për këtë arsye, informacionet të cilat i marrim nga rrjetet sociale dhe që nuk jemi të sigurt për saktësinë e tyre, duhet të shikohen dhe të verifikohen mirë, pavarësisht sinqeritetit dhe besueshmërisë së personit që bënë transmetimin e tyre. Personat e tillë mund të jenë të drejtë dhe të sinqertë, por mund të jenë edhe mashtrues dhe jo të sinqertë.
Sa për ata që mashtrojnë dhe janë të pandershëm, për lajmet e tyre, Zoti urdhëron dhe thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë!” (El-Huxhurat, 6).
Ndërsa, arsyeja se pse duhet të verifikohen lajmet dhe informacionet që na vijnë nga persona të besueshëm dhe të ndershëm është se këta, ndoshta nga injoranca dhe nga pa vetëdija, apo edhe të ndikuar nga vërshimi i madh i informacioneve në botën virtuale, mund t’i transmetojnë dhe t’i ndajnë me të tjerët.
Hfz. Mehas Alija
(Islampress.ch)