A lejohet ngritja e zërit gjatë dhikrit dhe duasë?

615

Ngritja e zërit gjatë dhikrit dhe duasë është një veprim i lejuar, sepse Pejgamberi (alejhis-selam) bashkë me shokët e tij të nderuar pas faljes së namazit bënin dhikër me zë të lartë. Në lidhje me këtë çështje kemi hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi r.a. që njerëzit në kohën e Pejgamberit a.s. bënin dhikër me zë pas faljeve së namazeve të detyrueshme, ku thotë: “Unë sa e dëgjoja këtë zë e kuptoja që ata kishin mbaruar namazin”.

Dhe në një transmetim tjetër Ibn Abbasi r.a. thotë: “Unë e kuptoja që Pejgamberi a.s. e kishte mbaruar namazin kur bënte tekbir.” (El-Buhariu dhe Muslimi).

Pra, duaja dhe dhikri preferohen të bëhen pa zë, por nëse ngritet zëri gjatë të bërit të tyre, nuk ka pengesë dhe një gjë e tillë është në përputhje me traditën profetike.

Nga hadithi i Ibn Abbasit r.a. kuptojmë edhe atë se Pejgamberi a.s. dhikrin e bënte në fund të namazit.

Hfz. Mehas Alija

(Islampress.ch)