Ngritja e duarve gjatë bërjes së duasë

624

Ngritja e duarve gjatë lutjes, qoftë pas namazit apo edhe jashtë tij, është një nga veprimet e lejuara fetarisht, mbase edhe është një nga sunetet e duasë, respektivisht lutjes. Në lidhje me këtë janë transmetuar mbi 50 hadithe të sakta, të cilat flasin për ngritjen e duarve gjatë lutjes. (Subulu-selam, komenti i Bulugul-meram, nga Sen’aniju).

Transmetohet nga Jezid ibn Se’id se kur Pejgamberi a.s. bënte dua, i ngrinte duart dhe në fund e fërkonte fytyrën e tij me to.

(Imam Ahmedi).Gjithashtu, përcillet nga Selmani r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Zoti i juaj është i Turpshëm dhe Bujar, Ai turpërohet nga robi i Tij i cili i ngrit duart drejt Tij, që t’ia kthejë bosh.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ibn Hibani).

Shikuar historikisht, lutja është pjesë e pandashme edhe e feve dhe traditave të tjera shpirtërore. Ky veprim është i përdorur në mënyra të ndryshme në fe të ndryshme dhe ka kuptime të ndryshme simbolike.

Në Islam ky veprim nënkupton varësinë dhe përuljen ndaj All-llahut xh.sh.

Në disa tradita të tjera fetare ngritja e duarve gjatë lutjes mund të jetë një shprehje e adhurimit, bereqetit dhe faljes nga Zoti. Ky gjest tregon një formë të afrimit me Zotin dhe pranimin e Tij në jetën e individit.

Përgatiti: Hfz. Mehas Alija

(Islampress.ch)