Namazi i sabahut – drita që të dhuron

140

Saudin Cokoja

– NAMAZI i sabahut është dritë dhe shkëlqim për fytyrën, prandaj besimtarët e falin rregullisht sabahun, sidomos falja e tij në xhami u jep një dritë të veçantë në fytyrat e tyre dhe gjatë ditës janë më të qeshur dhe më në disponim.
– NAMAZI i sabahut është qetësi për shpirtin, prandaj besimtarët që e falin namazin e sabahut, sidomos në xhemat, ndjejnë qetësi dhe kënaqësi edhe në momentet më të vështira të fatkeqësisë dhe sfidave.
– NAMAZI i sabahut sjell bereqet (përparim) në pasuri, prandaj besimtarët që e falin namazin e sabahut, sidomos në xhemat, ndjejnë veçanërisht bekimin e bereqetit dhe nafakës në pasurinë e tyre.
– NAMAZI i sabahut sjell lumturi për zemrën, prandaj besimtarët që e falin namazin e sabahut, sidomos në xhemat, ndjejnë një lumturi të veçantë në zemrat e tyre, që nuk e ndjejnë të tjerët.
– NAMAZI i sabahut nuk zgjon vetëm trupin, por ai e zgjon edhe shpirtin dhe zemrën. Ai është sukses që çon drejt kënaqësisë dhe sekreteve të rrugës së Zotit. Kjo është një lidhje e veçantë me Zotin e Lartësuar, që mund ta ndiejë vetëm ai që fal namazin e sabahut, sidomos në xhemat.
– NAMAZI i sabahut është një nga ibadetet më të larta, për të cilin është caktuar një shpërblim i veçantë dhe ai që e fal ka një vend të veçantë te Allahu, xh. sh.
– NAMAZI i sabahut nuk mund të falet nga kushdo, ai nuk mund të falet në xhemat nga kushdo, këtë e bëjnë vetëm ata që e dinë madhështinë dhe bukurinë e tij.

Puno dhe angazhohu që të jesh njëri prej tyre! ❤️❤️❤️

Përktheu: Hfz. Mehas Alija

(Islampress)