O muslimanë, çfarë po ndodh me ju?

44

O muslimanë, çfarë po ndodh me ju? Po ju shikoj pranë Qabesë, të rreshtuar në rreshta (saffa), duke ra në sexhde të përulur pas një imami, kurse zemrat dhe sytë tuaj janë të fiksuar në drejtim të Qabesë; bëni ruku’ dhe ktheheni nga rukuja, për të bërë sexhde sërish si të jeni një trup i vetëm.

Dhe pastaj, kur mbaron namazi, ju shpërndaheni si deve të arratisura dhe të humbura, asnjëri prej jush nuk e njeh tjetrin. Për më tepër, shumë prej jush shndërrohen në armiq të përbetuar të atyre me të cilët e falën namazin së bashku në të njëjtin rresht (saff).

Çfarë nuk shkon me ju? A e keni humbur nga shikimi Kiblen tuaj, drejt së cilës ktheheni në namaz, apo keni devijuar dhe keni marrë rrugë të tjera, të cilat nuk do t’ju çojnë kurrë në drejtim të Kibles suaj?

O muslimanë të botës! Qëndroni të gjithë në një rresht, bashkohuni dhe rrini së bashku, sepse toka do të shembet nën ju, dhe popujt përreth jush do t’ju sulmojnë ashtu siç i sulmojnë ujqërit delet endacake.

Ngjeshni dhe drejtoni radhët tuaja, qëndroni krah për krah me njëri-tjetrin, bashkohuni dhe mbushni çdo vend bosh në radhët tuaja dhe mbyllni të gjitha shtigjet dhe boshllëqet që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë, korrektësinë dhe kompaktësinë e radhëve tuaja.

Le të kenë frikë armiqtë kur të ju shohin të bashkuar dhe të fortë, dhe bëhuni gati, përgatitni sa më shumë forca dhe kuaj për betejë, dhe goditni armiqtë tuaj fortë, si një grusht, goditni dhe dëboni nga shtetet tuaja.

Përndryshe, kam frikë se së shpejti do të bëhemi arena më e madhe dhe më e përgjakshme në histori, dhe së shpejti mund të bëhemi ushqim për tufat e hienave që po na ulërijnë nga të gjitha anët.

Shkruan: Dr. Mustafa Mahmud

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)