Midis të vdekurve që ecin mbi tokë dhe atyre që janë të gjallë edhe pse kanë vdekur

177

Jeta njerëzore i ka fazat e veta, kurse vdekja është njëra prej tyre, dhe ajo do të thotë ta lëshosh banesën e përkohshme të dynjasë në rrugën drejt banesës së përjetshme dhe përfundimtare, në ahiret.

Por, ndonjëherë vdekja e kap një person para se ai ta lë këtë botë; kështu që shumë njerëz vdesin, por ende ecin nëpër Tokë.

Edhe pse vdekja është fatkeqësi dhe paraqet humbje të madhe, fatkeqësi dhe humbje shumë më e madhe se vetë vdekja është humbja e atij që vdes tek ne derisa është ende gjallë.

Është humbje e tmerrshme kur në ne vdes zemra dhe nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve.

Është humbje e madhe kur gjuhët tona vdesin dhe nuk e thonë të vërtetën, nuk i mbështesin të shtypurit, dhe, në vend se të jenë një mjet për të mirën dhe mehlem për plagët, ato heshtin si të vdekurit e vërtetë, duke e lënë plotësisht pas dore rolin e tyre në jetë.

Humbja më e madhe është që të gjitha këto të vdesin në ne derisa jemi gjallë me shpirt e trup, kështu që ne bëhemi vetëm krijesa të privuara nga çdo ndjenjë, arsye, ndërgjegje dhe moral.

Ka shumë të tillë të vdekur të gjallë ndër ne, dhe kanë të drejtë ata që kanë thënë se jashtë varrezave ka më shumë të vdekur se brenda mureve të tyre.

Sepse, ai që nuk është xheloz për përdhosjen e nderit musliman, ai është i vdekur.

Kujt zemra nuk digjet përballë shfaqjes së gënjeshtrave dhe nuk gëzohet për fitoren e së vërtetës, ai është i vdekur.

Kush shikon të mos i mërzitë armiqtë e popullit të tij, për shkak të frikacakërisë dhe interesit personal, nuk ka asnjë dyshim në vdekjen e tij edhe para se të largohet nga kjo botë.

Kush nuk ndjen dhimbjen, vuajtjet dhe pësimet e muslimanëve të Gazës, ai është më i vdekur se një i vdekur.

Kush e mbush çdo ditë stomakun me ushqimin më të shijshëm dhe shtrihet i ngopur pa u shqetësuar për muslimanët që po vdesin nga uria, ai është një i vdekur i gjallë me stomak të mbushur, por me zemër të zbrazët.

Muslimanët që kanë aftësi dhe fuqi, por nuk i përdorin për të mbrojtur muslimanët e tjerë, ata janë të vdekur të gjallë.

Muslimanët nga të cilët muslimanët e tjerë, në vend të mirësisë, ndihmës dhe solidaritetit, presin të keqen dhe tradhëtinë, ata janë të vdekur dhe jeta e tyre është e njëjtë si vdekja e tyre, dhe meqenëse nga të vdekurit nuk pritet më asgjë, atyre është më mirë t’u falen namazi i xhenazes në mungesë.

Prandaj, nëse nuk duam të jetojmë jetën e të vdekurve dhe nëse nuk duam të mbesim pa u përmendur, sikur të mos kemi ekzistuar kurrë, atëherë duhet të dalim nga zona e rehatisë dhe egoizmit, dhe të çlirohemi nga çdo sipërfaqësi, formalizëm, populizëm dhe jetesë në margjina të jetës, dhe të bëhemi të gjallë duke e pasuruar jetën tonë me përmbajtje dhe kuptim të vërtetë përmes aktivizmit dhe luftës për vlera të larta.

Realiteti musliman kërkon nga ne të merremi me shqetësimet dhe problemet e tij dhe t’i përballojmë sfidat e tij. Ai ka nevojë për njerëz me zemër të gjallë, me mendje dhe ndjenja për përhapjen e së vërtetës, drejtësisë dhe virtyteve; ka nevojë për zemra që në emër të Allahut nuk i frikësohen qortimit të askujt dhe që janë të gatshme në çdo çast për sakrificë në rrugën e Allahut, siç janë zemrat e muxhahidinëve të Gazës, të cilat, edhe pse të pakta në numër, vlejnë më shumë se qindra milionë zemra të të vdekurve të gjallë përreth tyre që me qetësi dhe heshtje i vëzhgojnë vuajtjet e tyre dhe luftën e tyre mbinjerëzore kundër së keqes dhe krimit cionist.

Realitetit të hidhur musliman i duhen zemra që pronarëve të tyre do t’u sigurojnë jetë edhe pasi të largohen nga kjo botë. Sepse, përveç grupit të të vdekurve të gjallë, ekziston edhe një grup i atyre që kanë vdekur prej kohësh dhe kanë ikur nga kjo botë, por janë ende të gjallë, dhe këta janë të dërguarit e Allahut, dijetarët e vërtetë islamikë dhe shehidët, për të cilët Allahu i Lartësuar ka shpallur:

“Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë shehidë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).” (Alu Imran, 169-170)

Dhe ka dallim të madh midis të vdekurve që ecin nëpër Tokë dhe midis atyre që kanë vdekur, por janë ende të gjallë!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)