– Mbeti pa baba ndërsa ishte në mitrën e nënës, e kjo paraqet formën më të rëndë të jetimit!
– E varrosi me dy duart e tij të njoma, ndërsa i pikonin lotët e ato i ngjiteshin për fytyre nga pluhuri i shkretëtirës… Atëkohë ishte vetëm gjashtë vjeçar.
– Jetoi herë tek njëri herë tek tjetri, fillimisht në shtëpinë e Halimes, mandej tek gjyshi dhe pastaj tek axha i tij…
– U martua, e dashuroi thellë gruan e tij, mandej ajo ndërroi jetë…
– I varrosi dy djem të tij që akoma nuk e plotësuan një vite jete, duke qarë dhe vajtuar për ata.
– I varrosi dy vajza të mitura që ishin në lulëzimin e jetës, duke qarë deri sa toka lagej nga lotët e tij.
– E gjuanin me gurë, ndërsa ky i fali!
– Deri sa qëndronte në sexhde, ia hodhën të brendshmet e devesë. Qëndroi në sexhde edhe pse papastërtia e devesë rridhte në fytyrën e tij të bekuar. I fali ata që vepruan ashtu!
– E mbysnin me teshat e tij aq shumë sa që mbetej pa frymë, por i fali!
– I hidhnin papastërti dhe gjemba rrugës ku kalonte, por i fali!
– E quajtën të marrë, por i fali!
– Kishte ditë në të cilën nuk kishte për të ngrënë as një gjysmë hurme për shkak të atyre që e torturonin, por i fali!
– E penguan që t’i vizitojë të afërmit, por i fali!
– Ia thyen dy dhëmbë, ia përplasën hekurin në fytyrë, e helmuan dhe u munduan t’i bëjnë magji dhe e përzunë nga vendlindja e tij, por ua fali!
Përse i fali të gjitha këto?!
Për mua, për ty dhe për të gjithë ummetin!!! Ndaj, a nuk meriton që gjithmonë t’i dërgojmë salavate dhe ta ndjekim rrugën e tij?!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi ti, o i Dërguari jonë i dashur!
Dërgoni salavate atij i cili thoshte: “Ummeti im, ummeti im!”
All-llahumme sal-li ve sel-lim, ve barik ‘ala habibina Muhammed, ve ala alihi ve sahbihi ve sel-leme teslimen kethira!
Pëktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.ch]