Mexhit Emruli
“Është më lehtë të mashtrosh njerëzit sesa t’i bindish ata se janë mashtruar.”
Ato gjërat që sot na mungojnë shumë dhe që ne nuk u’a kemi ditur vlerën, për të cilat Zoti është betuar në Kur’an në shumë ajete të ndryshme.
Dhashtë Zoti që të kemi edhe nje mundësi, që dhe pas kesaj situate te dalim më të fortë dhe ti kuptojme dhe t’i përmisojmë te gjitha gabimet që i kemi bëre në të kaluarën.
Të kemi mundësi që gjithmonë të jemi me të vërtetën,të mësojme si të kërkojmë falje për gabimet e bëra. Të bëhemi më të durueshëm, dhe ta respektojmë më shume njëri- tjetrin.
Sot vuajmë për një shtrëngim duarsh, për një përqafim, për një shëtitje në natyre. Vuajmë të ulemi me miq për të pirë nga një kafe dhe për të biseduar . Githashtu duhet ditur dijmë vlerën edhe xhamive, që na mungojnë shume. Të gjithëve na ka marrë malli për një namaz në xhami së bashku me xhematin siç e falnim më pare. Vuajmë që të na vijë dikush mysafir apo te shkojmë dikund mysafir ashtu siç bënim më pare .
Jemi të izoluar të gjithë: komshiu,mësuesit, prindërit, fëmijet,prijësit fetar ,kuvendar, avokat, të pasur dhe të varfër .
Papritmas u rëzuan gradat,kursimet, titujt, statuset në facebook, instagram,followersat , dhe në një moment të gjithë jemi të barabartë.
Nga gjithë kjo do të duhet të marim mësim për të ardhmen. Duhet të betohemi se shumë gjëra që nuk i kemi bërë , do ti bëjme më ndryshe, ndaj Krijuesit, ndaj njerëzve, ndaj familjes, shokëve, miqëve, dhe ndaj të gjithë atyre që ekzistojnë në Univers.
Pas kësaj mendoj se njerëzimi me ndihmën e Zotit do të del edhe më i fortë, sepse do t’ia dimë më shumë vlerën asaj që e kemi dhe asaj që na mungon, atë që e kemi bërë dhe atë që nuk është dashur ta bëjmë , atë që se kemi bërë por është dashur që ta bëjmë .
Do ta kuptojmë vlerën e gjërave që Zoti pandërprerë e porosit në Kur’anin Famelartë , për të na përmirsuar dhe për të na mbajtur shpirtërisht më të fortë, për një jetë më të lumtur, më të shëndetshme dhe pa brenga .
Për diellin,hënën,natyrën,detin ,yjet,mëngjesin,ditët, dhe netët , gjiithçka që na është dhuruar nga Zoti në botën tone të përditshme.
Zoti i Madhërueshë shumë herë i ka permendir disa gjëra për të cilat në këto momente ndjejmë mungese dhe kemi nostalgji për ta. Zoti, betohet që ne duhet të bindemi dhe ti kuptojmë vlerat dhe parimet e Tija universale.
Zoti i Plotëfuqishëm ne Kuran në betohet 18 herë për të na e terhequr vërejtjen që të jemi me vigjilent dhe të ndëgjueshëm për të mirën tone, në ajetet (versetet) më poshtë :
1. HIXHR,15/92;
2. JASIN,36/1;
3. TUR,52/1-3;BELED,90/1;
4. SAFFAT,37/1;NAZIAT,79/1-2;
5. VAKIA,56/77;TUR,52/2;
6. KIJAMET,75/1;
7. KALEM,68/1;
8. BURUXH,85/1;TAREK,86/1;
9. SHEMS,91/1;
10.SHEMS,91/2;
11.LEJL,92/1;
12.FEXHR89/1;
13.DUHA,93/1;
14.ASR,103/1;
15.NEXHM,53/1;
16.ZARIJAT,51/1;
17.TIN,95/1;
Nëse i përmendim të gjitha këto betime nga ajetet në Kur’an , në menyrë të shkruar ata jane:
Engjujt, Kur’ani, Pena dhe gjërat e shkruara, Yjet, Dielli, Hëna, Koha e mëngjesit, Agimi, Koha e mesdites, Dita, Nata, Toka, Deti, Qabeja , Meka, Çift dhe Tek, Babë dhe bir, Kodra e Turit, Fiku dhe Ullinjët, Dëshmia dhe Martiri, Kuajt, Shpirti, Vetdënues, Koha(Shekulli).
Sa shumë që janë e sa pak jemi të bindur. Inshallah kjo kohë le të na shërbejë për meditim dhe për të mësuar se duhet ditur vlerën e këtyre gjërave që Zoti i krijoji për njeriun e që ne nuk i njohim sa duhet, për të cilat nuk jemi mirënjohës, edhe pse Zoti i plotfuqishëm na i ka cekur në Kur’an dhe pa nderprere betohet në ta.
(Islampress)