Shkruan: Dr. Osman Kozliq
Begatitë e vetizolimit
Zoti i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilin duhet ta lexojmë dhe ta kuptojmë, jo vetëm ta lexojmë dhe t’i shfrytëzojmë fjalët e tij si lutje me të cilat i drejtohemi Zotit (zakonisht kur ngushtohemi apo kemi vështirësi), na thotë se diçka mund të mos e duam, por ajo të jetë e mirë për ne. Sepse Ai është Zoti jonë, Ai e di, ne nuk e dimë. Gjithsesi, kështu është edhe me këtë vetizolimin me të cilën jemi të nderuar në kohën e pandemisë. Që sado pak të na ul në tokë, të mos fluturojmë në lartësi, të mos bëhemi mendjemëdhenj, t’i kthehemi vetes, që ndoshta të vijmë në mend pak. Por, çfarë lidhje ka kjo pandemi e koronavirusit dhe ky vetizolimi ynë i detyruar me hadithet?
Pandemia e fatalizmit fetar
Derisa njeriu qëndron i vetëm, ndërmjet katër mureve, siç është rasti im me vetizolimin në Gjermani, gjithçka i bie ndërmend mend. Mos dhasht Zoti që dikush të na e ndal internetin për një muaj, kushedi në çfarë depresioni do të kishim rënë!
Më shkruan një shok për pandeminë e muslimanëve tanë fatalistë, të cilët në këtë krizë na kërcënojnë me Xhehennemin, na paralajmërojnë për Ditën e Kijametit, duke na cituar disa hadithe. Vazhdon ai, ja edhe disa si ekspertë të shkencave tjera na befasojnë me sulmet e karkalecave në Afrikë, dhe ata (edhe pse nuk janë ulema) këtë e interpretojnë si dënim i Zotit.
Asnjëherë s’mund ta kuptoj si ka mundësi që njeriu të ulet para kamerës dhe të filloj të ligjërojë afër një orë dhe të mos ishte përgatitur aspak, as që kishte të shkruar diçka, apo kishte ndonjë koncept në mendjen e tij çka në fakt duhej ta tregonte (kjo shihej nga ligjërata e tij)!
Nuk habitem se duke dëgjuar ligjëratën në fjalë do të mund të thoshim: “Allahu nuk na ka krijuar që të kënaqemi në këtë jetë, por vetëm ta kalojmë këtë si një fukara dhe në mjerim. Mos u frikësoni nga kjo bela e vogël, por keni frikë nga mëkatet e juaja, kini frikë Allahun. Ai e ka krijuar këtë virus, mund të jetë edhe artificial, si do që të jetë, ju kthehuni vetes. Kjo është vetëm një sprovë e vogël sepse, do të vijë koha, thonë ligjëruesit haditholog, kur gruaja do të zgjohet do të shoh në shtratin e saj, në vend të burrit, kokë majmuni dhe derri! Kini frikë për kohën kur nga qielli të bien gurrë, kur të fillojnë shenjat e Ditës Kijametit dhe shkatërrimit! Për fat të mirë, ky fatalist fetar nuk u kujtua për karkalecat e Afrikës, sepse do ta thoshte se ato do të fluturonin dhe do të hanin dhe shkatërronin atë që ne mbjellim dhe e punojmë. Fotografia do të ishte e kompletuar apo jo?!”
Dunjaja nuk është e mallkuar
Miku im ma kthen vëmendjen se si kuazi – ulema citon hadithe dhe i vendos në rrjetet sociale në këto kohë krizash. Njëri nga ato hadithe thotë: “Kjo botë dhe gjithçka që është në të është e mallkuar, përveç përmendjes së Allahut dhe kush e lartëson Atë, dijetari dhe i dituri.” Poshtë shkruan Tirmidhiu, çka do të thotë se e regjistron Tirmidhiu në librin e tij.
I çuditshëm më duket ky hadith në gjuhën time, mendova me vete. Shoh tekstin edhe në gjuhën arabe dhe e verifikoj se e regjistron Tirmidhiu në Sunenin e tij. Mirëpo, poshtë shkruan se nuk është sahih (i besueshëm), por hasen (i mirë), e që donë të thotë se mund të kalojë.
Nuk do të kisha dashur as veten, por as juve t’ju shqetësoj me interpretimin e fjalëve hasen sahih dhe sahih hasen, të cilat as për imam Tirmidhiun nuk ishin shumë të qarta! Duke lexuar hadithin në gjuhën arabe të cilën e njoh shumë mirë, pa asnjë dyshim mund të them se nga vet konstruksioni i fjalisë duket se këtë nuk e ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Sepse, nëse ky hadith u duket i çuditshëm në gjuhën tuaj amtare, edhe më i çuditshëm duket në gjuhën arabe. Një njeri elokuent, siç ishte i Dërguari i Allahut s.a.v.s., nuk ka mundur ta thotë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, është e palogjikshme që Allahu i Madhërishëm të krijojë diçka dhe atë ta shpall të mallkuar. Pra, kjo vetëdija jonë e bazuar në këto hadithe të dobëta apo hadithe të shpikura, duke përfshirë edhe atë ku thuhet se në këtë botë kemi ardhur vetëm si udhëtar që shkojmë drejt lumturisë së përhershme – paraqesin vetëm fatalizmin tonë fetarë ose justifikimin për neglizhencën dhe gabimet njerëzore (Mustafa aykol) për xhahilijetin e shekkulit 21 për të cilin Karen Amstrong thotë se nuk është fjala për atë injorancë (siç e kuptojnë muslimanët në përgjithësi), por për paaftësinë, arrogancën dhe prirjen kronike drejt dhunës dhe hakmarrjes.
Medineja dhe shkopi i Omerit
Duke hulumtuar këtë tematikë në kohën e pandemisë aktuale, gjeta një hadith të cilin e regjistrojnë Buhariu dhe Muslimi, në të cilin thuhet se në dyert e Medinës qëndrojnë melaiqe (që e mbrojnë) dhe në të (Medine) nuk mund të hyjë sëmundja e kolerës dhe nuk mund të hyjë Dexhalli! Mos të harroj edhe atë se vaizi i lartpërmendur tha se hazreti Omeri r.a. me shkopin e tij goditi tokën dhe ndaloi tërmetin e në Medine! Nuk e di nëse ju, para se të lexoni apo dëgjoni gjithëçka, të ndaleni dhe të mendoni pak? Nuk do të dëshiroja të komentoja diç më shumë rreth Dexhallit, sepse do të më duheshe kohë dhe hapësirë më e madhe. Sa i përket murtajës, vet nxirreni përfundimin. Asnjëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s nuk ka thënë diçka që mund të kuptohet se një hapësirë gjeografike ka përparësi ndaj një hapësire tjetër gjeografike, e as që një popull ka përparësi ndaj një populli tjetër. Nëse diçka të tillë e gjeni nëpër hadithe, dijeni se hadithi është daif (i dobët) pra, nuk është i besueshëm.
(Gazeta boshnjake Preporod)
Përktheu: Arsim Dauti